Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit shqiptar

E mërkurë, 12 June 2019 12:11

Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit shqiptar, për të cilin respekti dhe admirimi do të mbesin sa të jetë jeta mbi k'të dhe

Nga Jahja LLUKA

Në kohën kur në vend të bukës dhe ujit, shqiptarët rrjedhnin gjak dhe lotë, kur çdo zemër fëmije, çdo dorë plaku dhe çdo nanë e vrarë pothuajse nuk kishin asnjë shpresë, sepse çdo ditë ngjante me fundin e një kombi dhe nata e pashpirt, vinte e mbështjellur me vello horrorri duke gëlltitur kështu shpirtra të pafajshëm nga dora vrastare e armikut djallëzor.
Me gjithë luftën dhe rezistencën e popullit të Kosovës, dora vrastare e armikut djallëzor kishte një qëllim të vetëm që përmbledhte të gjitha idetë shekullore kundër shqiptarëve duke i gdhendur në një "zhdukjen përfundimtare të popullit shqiptar nga faqja e dheut".
Në ato kohë pa zgjidhje rrota e fatit sikur u rrotullua dhe një njeri që me urtësinë dhe guximin, duke besuar në Lirinë e popullit shqiptar i tha "stop" gjenocidit serbo -sllave.Ishte Presidenti Amerikan Bill Clinton, emri dhe vepra e të cilit do të gdhendet me shkronja të arta në historinë e kombit shqiptar dhe në zemrën e çdo shqiptari anë e mbanë botës.
Para 20 viteve Clinton, ktheu shpresën dhe andrrën në miliona zemra shqiptare.
Vendimi i Presidentit Clinton për bombardimin e Serbisë dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë shënon data biblike për ne, ashtu siç pasoi dhe kthimi biblik i miliona shqiptarëve refugjatë në tokën e tyre më të lashtë se vetë lashtësia, në Dardaninë e shejtë.
Vizita e Bill Clinton në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, është nder për neve si komb dhe si shtet i ri me kahje perëndimore.

Respekti dhe admirimi për personalitetin e tij të shquar dhe veprën e tij të madhe me karakter hyjnor u pa edhe sot në sheshet e Prishtinës.
Ne sakrifikuam shekuj për lirinë që të frymojmë lirshëm dhe me dinjitet në tokën tonë.
Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit tonë sa të jetë jeta mbi këtë dhe.

Shqiptarët kurrë nuk do ta harrojnë veprën e tij me përmasa hyjnore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!