E gjithë reforma në drejtësi për burrin e Ermonela Felajt

E Enjte, 20 June 2019 19:05

Vetëm disa javë pasi u emërua prokuror “me mik”, Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është shndërruar në personazh “barcaletash” mes kolegëve të tij.

Shkak për këtë janë bërë disa vendime të Valikajt, të cilat fyejnë inteligjencën e prokurorit më të rëndomtë të Republikës.

“Boldnews.al” ka siguruar dy vendime të prokurorit Valikaj. I pari lidhet me heqjen dorë prej tij nga hetimi i disa protestuesve të Unazës së Re. Ndërsa i dyti lidhet me një vendimin e mos-fillimit për një ngjarje të ndodhur në Kombinat, pa kryer asnjë veprim hetimor.

Hetimi për protestën e Unazës së Re

Në 7 Maj 2019, prokurori Valikaj paraqet dorëheqjen nga hetimi për disa protestues të Unazës së Re. Në fakt, kërkesa e prokurorit ka një logjikë normale. Ai është bashkëshorti i deputetes së Partisë qeverisëse, asaj Socialiste, për të cilët qytetarët e Unazës kanë rezervat e tyre dhe ndaj janë ngritur në protesta prej muajsh.

Por, ajo që e bën “barcaletë” kërkesën e prokurorit më të ri është mënyra e formulimit të kërkesës për dorëheqje.

Prokurori Valikaj shkruan se bashkëshortja e tij është “deputete në Kuvendin Popullor”. Termi “Popullor” në emërtimin e Kuvendit të Shqipërisë është hequr prej rreth 20 vitesh. Por, mesa duket, ky ndryshim nuk ka mbërritur në dijeninë e prokurorit Valikaj.

Gjithashtu, ai duket se nuk i rezistuar ngadhënjimit që Partia Socialiste është në pushtet, pasi në kërkesën e tij, shkruan: “Bashkëshortja ime është anëtare e kryesisë së Subjektit Politik, Partia Socialiste, e cila qeveris e vetme…..”. Ky lloj përcaktimi “qeveris e vetme” është tërësisht e pavend në një kërkesë proceduriale penale. Por, mesa duket, prokurori më i ri nuk e ka mësuar ende, pasi mësimi vjen me përvojën.

Vendim Mosfillimi

Në 30 Maj 2019, prokurori Bledar Valikaj vendos mofillimin për një ngjarje të ndodhur në Kombinat, ku pronari i një lokali ka kallëzuar penalisht disa persona që kanë dëmtuar pronën e tij dhe kanë goditur punonjësit.

Në një vendim prej 2-3 paragrafësh, i cili ngjan më shumë si shkresë përcjellëse administrative, prokurori Valikaj shkruan se: “Sipas akteve, rezulton se shtetasi E.L, i cili deklaron se disa çuna kanë bërë sherr në lokalin e tij, duke goditur me grusht kamarierin dhe duke dëmtuar derën. Arsyeja, sipas akteve, ka qenë një sharje banale. Në këto kushte, nuk gjendemi para elementëve të veprës penale…”

Duket që prokurori Valikaj e ka pasur me shumë urgjencë marrjen e këtij vendimi, pasi ka “përtuar” që të argumentojë se si ka arritur në këtë konkluzion.

Natyrisht, veprat penale të “rrahjes” apo e “dëmtimeve të tjera me dashje”, të cilat mund të jenë konsumuar në rastin konkret, ndiqen me ankim drejtëpërdrejtë në gjykatë nga i dëmtuari.

Por, përpara se të arrihet në këtë konkluzion, më së pari duhen kryer disa veprime të thjeshta hetimore. Duhen evidentuar dëmtimet, sidomos të personit të goditur, duhet administruar raport mjeko-ligjor. Pasi të administrohen aktet e nevojshme, ato duhen pasqyruar në vendimin e prokurorit, pasi mbi to arrihet në përfundim.

Por, prokurori më i ri duket se nuk i ka mësuar ende hapat e parë të funksionit të prokurorit. Mesa duket, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është nxituar shumë kur e emëroi Bledar Valikajn prokuror.

Me të drejtë, ligjvënësi ka parashikuar që prokurorët e rinj të dalin nga Shkolla e Magjistraturës. Rasti i bashkëshortit të Ermonelës është dëshmi se përse prokurorët e rinj duhet të dalin nga dyert e Magjistraturës dhe jo nga “dritaret” e KLP-së. Boldnews.al

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 21:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!