Pa dekret kushtetues votimet e 30 qershorit janë Grusht Shteti

Diel, 23 June 2019 10:43

Nga Ylli Manjani

Çmenduria moniste që rilindi mund të bëjë shumçka në këtë vend. Mund të shkarkojë, gjykojë, dënojë politikisht Presidentin e Republikës. Qejfi politik ndoshta jua do edhe ta vrasin…

Por zgjedhje me 30 qershor NUK KA! Ligjërisht nuk ka ende një datë që fton njerëzit të shkojnë në votime.

Dekreti i botuar në Fletoren Zyrtare nuk është arkivë, por akt detyrues. E përsëris: Presidenti mund tja ketë futur kot, por dekreti është në fuqi i detyrueshëm për zbatim!

Ky dekret bie nga fuqia, vetëm me një dekret të ri ose me një shfuqizim nga gjykata Kushtetuese. Dekreti nuk bie nga fuqia as me forcën e budallenjve në parlament e as me çmendurinë e arsyetimeve politike të Rilindjes.

Dekreti nuk bie nga fuqia edhe sikur “armiku” Ilir Meta të shpallet fajtor. Ndaj që të jemi të qartë:

30 qershori, sot për sot është një ditë e zakonshme dhe pa asnjë ngjarje shtetërore.

Partitë mund të ftojnë anëtarët e tyre për të bërë votime politike pa fund, por zgjedhje për të ndarë pushtet publik jo!

Çdo veprim që kërkon të quajë votimet e Partisë Socialiste si zgjedhje shtetërore, është jo Kushtetues dhe Grusht Shteti.

Është grusht shteti, jo sepse nuk merr pjesë opozita, por sepse merret një autoritet publik (pushteti lokal) pa zgjedhje të dekretuara.

Ky është fakti, të tjerat janë llogje politike!

Modifikuar më Diel, 23 June 2019 12:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!