Relativizimi i krizës po na çon ne konflikt civil

E mërkurë, 26 June 2019 17:25

Nga Hysni Ahmetaj

Kriza politike të cilën po e përjetojmë pëbëhet nga tre momente kulmore, të cilët fatkeqësisht mund të na cojnë drejt një konflikti të paralajmëruar.  Publikimi i përgjimeve, qëndrimi i qeverisë ndaj ndaj tyre dhe relativizmi i skandalit nga media dhe individe me zë publik. Në një analizë të dinamikës së tre elementëve të krizës,  rezulton se relativimi i krizës jo vetëm shkon kundër misionit të natyrshëm të intelektualit dhe medias por është edhe elemnti kyç i cili rrezikon të çojë vendin në konflikt civil.

Natyra e krizës. Kriza politike nuk është krizë mes opozitës dhe qeverisë, është krizë mes qeverisë së kthyer në organizatë kriminale dhe qytetarëve që duan zgjedhje të lira. Publikimi i përgjimeve vërtetoi akuzat e artikuluara qartë nga Partia Demokratike dhe kryetari Basha, duke denoncuar në kohë reale manipulimin e zgjedhjeve. Tashmë u vërtetua se për të dhunuar votën e lirë qeveria ka ndërtuar një koalicion të gjerë me policinë dhe gjithë institucionet shtetërore, bandat kriminale dhe funksionarët e saj politikë që janë ndërlidhësit e tyre. Luftë totale për kontrollin e cdo vote. Me cdo mjet dhe me cdo cmim. Me blerje, me shantazhe me kërcënime, me polici, me prokurori, me drejtori arsimore, me gangstera, me cdo kusht vota duhet të jetë e kontrolluar. Strategjia e cenimit të votave është kapilare dhe prek cdo shtrese që ka lidhje me qeverisjen apo që i nënshtrohet shantazhit të cdo natyre.

Cënimi i votës së lirë nuk është as më pak e as më shumë se cënimi i lirisë. Tashmë, është fakt i ditur botërisht që ne nuk jemi qytetarë të lirë, dhe nuk mund të votojmë të lirë. Përvec lirisë, kemi humbur edhe barazinë para ligjit. Ata që i dhunojnë votat promovohen, ata që protestojnë për zgjedhje të lira burgosen. Nga ky moment e në vijm konflikti nuk është konflikt mes qeverisë dhe opozitës, është një konflikt mes lirisë dhe  dhe mungesës së saj. Ndodhur në këto kushte, opozita dhe kryetari Basha, vetëm se mund të kanalizojnë konfliktin në shtrat politik duke e kontrolluar atë përmes proceseve politike. Qëndrimi i opozitës ndaj krizës është një kontribut për zgjidhjen politike dhe paqësore të saj. Jemi në situatën që i gjithë shteti është kthyer në shërbim të partisë shtet, e cila kontrollon në këtë mënyrë edhe organizatat kriminale. Në këtë kontekst, e vetmja zgjidhje paqësore e konfliktit është zgjidhja politike, garantimi i zgjedhjeve të lira, përmes një qeverie që jep besueshmëri për proces të rregullt. Cdo cedim nga kërkesa për zgjedhje të lira do ta shndërronte natyrën e opozitës por nuk do ta zgjidhte thelbin e krizës. Tashmë zgjidhja me mjetë politike e krizës është jashtë kontrollit të opozitës. Pushteti absolut i kësaj qeverie i jep asaj automatikisht edhe kontrollin absolut mbi krizën.

Qëndrimi i qeverisë. Nëse publikimi i përgjimeve nxori në pah dimensionet reale të krizës, qëndrimi i qeverisë ndaj tyre, e kaloi krizën në një stad të pa precedentë. Nëse për raste të tjera të skandaleve qëndrimi i qeverisë ka qenë një përbishtnim ndaj së vërtetës, në këtë rast qeveria dhe kryeministri kanë vendosur ti qëndrojë përballë të vertetës dhe shkatërrimit të demokracisë. Dhe po më të njëjtën metodë sikundër dhunoi zgjedhjet. Me cdo mjet, me cdo instrument.

Me veprime konkrete, duke dhunuar protestuesit që kërkojnë zgjedhje të lira me gaz, me ujë, me rrahje masive, me thyerje kockash të disa prej tyre, me shoqërime natën nga shtëpitë e tyre në shkelje flagrante të ligjit, me burgosje masive të eksponentëve te opozitës, vetëm për të ushtruar terror psikologjik. Duke propozuar legjislacion represiv në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe parimeve të autonomisë vendore apo decentralizimit. Sic është rasti i ndalimit të daljes jashtë vendit, humbja  e të drejtës për të punuar në administratë, si apo shkrirja selektive e policive bashkiake. Ministri i brendshëm deklaroi se do të shkrijë disa polici bashkiake në bashki që drejtohen nga eksponentë të opozitës.  Pra po, ministri i i jep të drejtë vetes të shkrijë vetëm ato polici bashkiake të cilat nuk i pëlqejnë. Kryeministri vendosi të mos njohë dekretin e presidentit ende pa u njohur me tekstin e tij, në transmetim direkt. Dhe jo vetëm, e anulloi atë me vendim të anëtarëve të KQZ-së dhe kolegjit zgjedhor. Ai madje filloi edhe procedurën e shkarkimit, edhe pse në mungesë të gjykatës kushtetuese kjo është e pamundur, por ai thotë se do ta shkarkojë. Njëkohësisht, kryeministri vazhdon të tenderojë për klientët e vet miliona euro pa u shqetësuar fare nga denoncimet paraprake të këyre vjedhjeve nga opozita.

Mosveprimet e qeverisë dëshmojnë më së miri synimin e saj për të zhdukur përfundimisht zgjedhjet e lira në këtë vend me mos-veprimet e saj. Së pasi në asnjë rast qeveria nuk është distancuar as nga skandali as nga individet e përfshirë në dhunimin e zgjedhjeve. Pjesëtarët e organizatës që përdorën instrumentet e shtetit si mjet represioni ndaj zgjedhjeve, nuk pyeten, nuk hetohen, nuk pezullohen, ata promovohen. Organizatat kriminale amnistohen. Ky është një mesazh i qartë dhe i mirëmendur nga kryeministri. Për ata që i shërbejnë urdhrit të kryeministrit ligji nuk aplikohet. Duke dëshmuar kështu se prokuroria tashmë është radhitur fuqishëm në krah të qeverisë për të shkatërruar përfundimisht shtetin e bazuar në ligj. Rasti i ndarjes së procedimeve politike brenda të të njëtit përgjim edhe për ato që prokuroria i quan grupe të strukturuara kriminale dëshmon qartë se tashmë cënimi i votës së lirë nëse bëhët në favor të qeverisë është i amnistuar.

Me kërcënime. Duke filluar me urdhrin e prokurorisë për të mos publikuar përgjimet, duke vijuar me hetim për ata që kanë nxjerë sekretin hetimor, duke qenë të vendosur për të shkuar në votime monopartiake, duke kërcënuar me burg, protesuesit që kërkojnë zgjedhje të lira. Prokuroria që nuk pranon të hetojë ata që dhunuan zgjedhjet, tashmë kërcënon se do të burgosë ata që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të barabarta, duke ngritur grupe punë prokuroresh për këtë qëllim të cilët do të jenë të gatshëm me 30 Qershor. Duke kërcënuar me daljen nga vendi, me burgosje, me përjashtim të përjetshëm nga puna në administratë etj. Kryeministri deklaroi se gratë nuk do të pushohen nga puna, por burrat e kanë vet në dore të mos protestojnë, ndrysh do ju ndalohet përjetësisht punësimi në administratë.

Me propagandë. Strategjia e qeverisë është të manipulojë perceptimin publik mbi    përmasat reale të krizës, dhe në këtë kontekst është fokusuar në censurimin e opozitës dhe në propagandë. E gjithë propaganda e qeverisë dhe levave të saj, mbështetet në fabula bajate si “opozita po pengon integrimin” dhe se “përdorimi i përgjimeve nga opozita është djallëzor e antikombëtar”, “kjo është luftë për pushtet”, “gjithmone kështu ka ndodhur” etj. Televizionet e mëdha kombëtare vendosin edhe të bojkotojnë totalisht me ditë të tëra aktivitetet e opozitës.  Propaganda qeveritare synon të paralizojë reagimin e opinionit publik, përmes shmangies së vëmendjes dhe relativizmit të krizës.

Opinioni publik natyrshëm ngre pyetjet; se cfare do të ndodhë me 30 Qershor? Nese qeveria nuk distancohet nga dhunimi i votave dhe promovon dhunuesit e saj edhe gjatë fushatës saj monopartiake, cfarë pritet se do të bëjnë me 30 Qershor kjo strukture?  Për më tepër, cdo të ndodh pas instalimit përfundimtar të partisë shtet ? Kush do ti garantojë të drejtat e njeriut në këtë vend? Me kontrollin absolut të kryeministrit, kush garanton që nuk do të fillojë montimi i proceseve farsë për kundërshtarët politike?  Kush do ta vendosë nëse ka apo jo prova? Kush do ti gjykojë ligjet që hartohen me porosi sipas interesave private te miqve të kryeministrit? Çfarë përfitimesh do të kenë dhunuesit e zgjdhjeve dhe në kurriz të kujt?  Kush do të vendosë nëse është kriminalizuar apo jo ekonomia? A do të ndryshojë kuptim fjala ligj? A do të kthehen fajet politike? Nëse kolektivisht nuk mbrojmë dot të drejtën për të votuar të lirë, si do ti mbrojmë të drejtat tona individualisht?  Kush garanton që humbja e lirisë në një shoqëri do të kalojë pa konflikt civil?

Përballë këtyre dilemave jo vetëm një pjesë e madhe e mediave por edhe një numër individësh me zë publik, i janë bashkuar përpjekjeve për zbehjen e përmasave të krizës. Në përpjekje për të mbuluar të vërtetën qeveria shton radhët e mercenarëve mediatike me të ftuar nderi nga radhët e ish Zerit të Rinisë e Zerit të Popullit.  Dhe lulëzojnë kështu teza nga më qesharaket, filluar me tezën se protestuesit janë të mashtruar duke qene se një pjesë e themeuesve të PD-së janë ish komuniste, se për krizën fajin e ka PD-ja që nuk pranon të hyje në zgjedhje të vjedhura,  se Edi Rama nuk mundet të rrëzojë as veten e tij se nuk e lejojnë amerikanët të cilët duan që përmes tij të kontrollojnë reformen në drejtësi, gjer te ato me ogurzezat që kulmojnë me tezën se përballë protestave më mirë pranojmë diktaturen.  Kjo fushate mediatike i jep kryeministrit idenë e rreme se mundet që me mbështetjen e një pjese të shoqërisë të instalojë të dikataturën dhe shtypjen e palës tjetër

Misioni i atyre që kanë zë publik sot do të duhej të ishtë në mbrojtje të punonjësve të administratës që shantazhohen me vendin e punës për të marrë pjesë në takime, për të mbështetur rilindjen në forume sociale dhe sigurisht për të votuar me datë 30. Do të duhej të ishte mbrojtja e atyre që dergjen nëpër burgje, që dhunohen rrugëve e terrorizohen vetëm pse kërkojnë zgjedhje të lira. Mbështetja që disa individë i bëjne humbjes së lirisë përmes relativizimit të përmasave të krizës, është shantazh jo ndaj PD-së por ndaj gjithë shoqërisë.  Është infantile ideja që liria dhe barazia para ligjit  mund te zhdukën paqësisht duke zhurmuar opinionin publik apo duke sulmuar PD-në. Liria dhe barazia para ligjit janë vet arsyeja e ekzistencës së shtetit. Për to do të luftohet edhe në mungesë të PD-së.

Atashimi i mediave dhe disa individëve me zë publik në mbrojtje të dhunimit të votave, përcjell mesazhin që jo vetëm organizata e rilindjes, por edhe një pjesë e shoqërisë është e gatshme që për përfitimet e saj personale të angazhohet në privimin e lirisë dhe shtypjen e pjesës tjetër të shoqërisë. Kjo panoramë e frikshme, është akoma në kujtesën tonë. 

Hysni Ahmetaj

Anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Globi

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme. Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi...

Gëzim Muçolli : Fitorja diplomatike e ambasadores Alma Lama kundër Serbisë në Romë

Bota Shqiptare

Gëzim Muçolli : Fitorja diplomatike e ambasadores Alma Lama kundër Serbisë në Romë

Pak ditë më parë, mjaftoi  një shkrim i postuar te portali më i lexuar shqip dhe italisht te shqiptarët e Italisë, Albania NEWS, që të nxisë kërshërinë dhe brengën e...

Përplasen dy makina në Tropojë/ Humb jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Aktualitet

Përplasen dy makina në Tropojë/ Humb jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Një aksident i rënë ka ndodhur sot në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot. Si rrjedhojë ka ndërruar jetën gjatë transportimit për në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!