Debilitas incurabile est ( Debiliteti është i pa kurueshëm)

Hënë, 08 July 2019 20:30

Dy chihuahuat e qeverisë sot doni  të tregonin jo vetëm besnikërinë ndaj partisë dhe liderit suprem, por donin të tregonin dhe që kishin lëçitur ndopak. Këta të dy kanë lidhje me leximin sa çka qumështi me naftën. chihuahua e parë, Spiropali merr guximin të citojë dhe gjeniun Lasgush Poradeci, shpirtin e butë mrekullinë e poezisë shqiptare , njeriut që me botën dhe talentin kapërceu mrekullitë që zoti i fali Pogradecit. Mori guximin, kjo chihuahua të citojë njeriun që urrente dhe s’u bë asnjëherë palë e marrëzisë së partisë së Spiropalit. Pasi mori Don Kishotin dhe Servantesin, bëri personazh dhe tjetrin shkrimtar të letërsisë shqipe, kuptohet që te kjo tipja e rilindjes, dashuria për liderin suprem është në përpjesëtim të drejtë me budallallëkun dhe ritmit të të folurit si kallashnikov dhe Rama këto lloj tipologjish i ka qejf se i fyen dhe i përdor lehtësisht.

Tjetri ishte Denar Biba. Njeriu i tenderëve të çuditshëm dhe disa dokumenteve shumë interesante që janë për këtë njeri me abuzime financiare në institucione të rëndësishme të shtetit, kishte shkruar një letër sot ku merrte guximin ti drejtohej folkut shqiptar. Guxim i madh në atë mungesë të theksuar inteligjence dhe po të lexoje letrën dhe tekstin ishte trishtim i madh të kuptoje se në çfarë duarsh është shteti, parlamenti KQZ-ja, për fat të keq dhe jetët tona.

Këto dy chihuahua janë mishërim i shprehjes “Debilitas incurabile est: , shprehjes së famshme latine, debiliteti është i pa kurueshëm./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 19:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vala e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të paktën 6 të vdekur

Globi

Vala e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të paktën 6 të vdekur

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur. Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në...

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!