Voltana Ademi, modeli i politikanes në karrierë

Tuesday, 15 May 2018 06:43

Kur Partia Demokratike, në 2015, mendoi t’i ndërpresë mandatin deputetes së Shkodrës, për ta kandiduar për kryetare bashkie, pati nga ata që u dëshpëruan, sepse nga parlamenti i inkriminuar i 2013-2017 po ikte një zë origjinal, një grua politikane që kishte vite që militonte në politikë dhe nuk nënshtrohej kollaj. Në dy vjet Voltana Ademi krijoi profilin e saj si deputete dhe si përfaqësuesja me e hijshme dhe krejt ndryshe e Shkodrës. Bashkëqytetarët e saj shkodranë u gëzuan, sepse, pas përvojës si n/kryetare e si prefetke, ajo do të vinte në krye të drejtimit të qytetit, që vetëm në shekullin e ri e mori veten nga tramumat dhe nga pluhuri e zhuli që e katandisi qeverisja socialiste 1997-2005, pavarësisht se kryetarët ishin nga PD, fondet, invesitmet, mbështetja financiare e politike,  si dhe projektet e zhvillimit mungonin. Por koha e vërtetoi se zgjidhja e PD-së qe e goditur dhe mëse efikase.

***

Voltana vjen nga një familje e njohur qytetare shkodrane, me ndikim dhe kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore të qytetit. Familja e saj ka qenë e përndjekur, shpronësuar dhe persekutuar gjatë viteve të diktaturës komuniste. Shkollën e mesme e kreu në shkollën artistike "Prenk Jakova" në Shkodër dhe pas kësaj vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës nga ku u diplomua për Iformatikë. Ka marrë titullin Master në në programin “Për Qeversijen dhe Zhvillimin territorial”në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë. Një kontribut i veçantë është puna e saj si lektore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku ka dhënë leksione në Informatikë dhe Programim.

***

Ngjitja e Voltanës në karrierë nuk erdhi rastësisht, ashtu sicc ka ndodhur me shumë vajza e gra të tjera, nuk erdhi nga preferencat e kryetarit apo nga ndikimet e ngushta të politikës lokale  që kishte lidhje me kryeqytetin. Ajo erdhi natyrshëm, duke i  ngjitur shkallët e karrierës një nga një dhe e sigurtë, e rrethuar nga dashamirësia dhe mbështjetje e strukturave lokale dhe bashkëqytetarët e saj. Jetëshkrimi i saj politik është për t’u pasur zili. Në vitin 1996 u anëtarësua në Partisë Demokratike dhe bëri një jetë e angazhim partiak për disa vite rresht. Nga viti 2003 deri në vitin 2008 drejtoi Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shkodër. Nga 2005 deri në vitin 2009 u zgjodh anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Në vitin 2006 zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe ka kryesuar grupin e Këshilltarëve të koalicionit të djathtë. Në vitin 2007 u emërua në postin e nënkryetares së Bashkisë së Shkodrës, deri në 2010.  Voltana Ademi ka qenë Prefekte e Qarkut të Shkodrës, në vitet 2011-2013.  Deri  në prill të vitit  2015 ka ushtruar funksionin e  deputetes së Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka më bukur për një zonjë që është në kulmin e moshës dhe që premton për të tjera ngjitje, pse jo. Eshtë bukur kur karrierën tënde e ndërton me zotësi, me dinjitet e ndershmëri, pa bërryla, pa sharë e ndoqur të tjerët. Për Voltanën flet puna vetë, flet përvoja e saj, flasin qytetarët shkodranë që e kanë votuar e mbështetur gjithmonë.

***

Voltana është çdo ditë në krye të punëve të qytetit. Shkodra ka shumë probleme, por dita-ditës gjërat marrin formë. Jemi në prag të sezonit veror dhe shqetësimet dhe impenjimi i saj shtohet. Ajo nuk ka as mediat, as televizon privat, as gazetarë në dispozicion si kryetarët e kamur socialistë. Mjetet e saj të propagandës janë ato të informimit publik, si të gjithë qytetarët, faqja e internetit, komunikatat e Bashkisë, rrjetet sociale. Herë pas here mediat e majta e sulmojnë, mundohen të gjejnë diçka ku të kapen e të bëjnë “skupe”. Çdo dështim të pushtetit qendror në Shkodër ia faturojnë Bashkisë. Për ta mbyllur këtë protret të vogël për këtë kryetare bashkie do të mjaftonin fjalët e kryetarit të PD-së, z.Lulzim Basha për Voltanën: “Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje, si hakmarrje politike ndaj saj”. M.F/55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 08:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luftëtari nuk fiton as këtë ndeshje, Ventspils e eliminoi nga “Europa League”

Sport

Luftëtari nuk fiton as këtë ndeshje, Ventspils e eliminoi nga “Europa League”

Ekipi i Luftëtarit nuk ia arriti që të merrte një fitore e cila mund t’i siguronte kalimin në fazën tjetër të “Europa League” as pas kësaj ndeshjeje. Ata arritën që të...

Maribor mund Partizanin, ‘të kuqtë’ largohen nga 'Europa League'

Kulturë

Maribor mund Partizanin, ‘të kuqtë’ largohen nga 'Europa League'

Për ekipin shqiptar të Partizanit ndeshja e sotme ka qenë eksperienca e fundit për këtë sezon të “Europa League”. Pas humbjes një javë më parë në kryeqytet, ‘të kuqtë’ janë mundur...

Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë

Aktualitet

Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë

Janë zbuluar fotot e personit, i cili gjatë përplasjes së sotme ndaj tentativës së Policisë për ta arrestuar, në Radhimë, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë të uniformave...