Vendosja e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem ndihmon zgjidhjen e konfliktit

Tuesday, 15 May 2018 16:35

 

Nga Daniel B. Shapiro, ish ambasador i SHBA-së në Izrael

(CNN)

Ndërsa Shtetet e Bashkuara transferuan zyrtarisht ambasadën e tyre, në Jerusalem, shumë shqetësime janë ngritur rreth vendimit dhe ndikimit të ambasadës në perspektivat për paqe. Kjo gjë ka sjell që ceremonia të zhvillohet në mes të protestave gjithnjë e më të dhunshme në Gaza.

Por cilat janë implikimet aktuale të këtij vendimi?

Vendosja e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem mund të ndihmojë në arritjen më të shpejtë të përfundimit të konfliktit.

Një mësim i shkurtër i historisë mund të ndihmojë në sqarimin e arsyetimit tim.

Përse SHBA nuk e ka njohur më parë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit?  Disa njerëz mendojnë se kjo daton që në vitin 1967, kur Izraeli rimori Jerusalemin Lindor nga Jordania në luftën Gjashtëditore dhe e unifikoi qytetin, duke e përshkruar atë si një protestë të SHBA kundër “okupimit” izraelit të Jerusalemit Lindor. Kjo është e gabuar!

E vërteta është se politika amerikane në Jerusalem buron nga ngjarjet 20 vjet më parë, kur Kombet e Bashkuara miratuan Planin e Ndarjes për Palestinën në nëntor 1947. Ky plan kishte qëllim krijimin e dy shteteve, një shtet hebre dhe një shtet arab dhe vijëzoi një hartë lara-lara që të krijonte kufijtë e dy shteteve.

Por Jerusalemi, i shenjtë për tre besime dhe i pretenduar nga dy palë, ishte çështja më e ndjeshme e të gjithëve. Kështu që OKB-ja e trajtoi Jerusalemin si një vend të ndarë nga të dyja shtetet dhe ndërtoi një kufi përreth tij për të treguar se nuk i përkiste asnjërit.

Kur Kongresi Amerikan, në vitin 1995, avancoi legjislacionin që do të çonte në lëvizjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem, Administrata Klinton kërkoi një autorizim i cili i lejonte Presidentit në atëkohë ta shtynte zhvendosjen për gjashtë muaj.

Ndërkohë,  Jerusalemi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i Izraelit, dhe ne e kemi trajtuar gjithmonë si të tillë, edhe pse jo zyrtarisht. Kur unë shërbeja si Ambasador i SHBA në ambasadën tonë në Tel Aviv, më duhej pothuajse përditë që të shkoja në Jerusalem për të biseduar mbi çështjet e tregtisë së SHBA me qeverinë e Izraelit në zyrën e kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme etj.

Presidenti Obama qëndroi në hotelin “ Mbreti David” në Jerusalem kur vizitoi Izraelin në 2013.

Kështu, veprimi i Presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem shënon njohjen e një realiteti dhe korrigjon një anakronizëm historik të gjatë.

Lëvizja e Ambasadës së SHBA në Jerusalem do të ndihmojë njohjen e asaj se pretendimi i Izraelit për qytetin është legjitim. Ndoshta duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

Presidenti Trump ka njoftuar këtë hap duke thënë se, pavarësisht se SHBA njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kufijtë e tij do të përcaktohen vetëm me negociata.Pa dyshim kjo do të përfshijë faktin që Izraeli do të ruajë kontrollin mbi vendet kryesore të shenjta, si Muri Perëndimor.

Por Jerusalemi Lindor ka shumë lagje arabe ku pak izraelitë hyjnë e dalin dhe një kufi i negociuar që përfshin një kryeqytet palestinez si pjesë e një marrëveshje me konsensus të gjerë, është e arsyeshme dhe e realizueshme...

Unë jam optimist që hapi i vonuar i vendosjes së ambasadës Amerikane në Jerusalem mund të sjellë më afër ditën kur ky konflikt mund të shikojë shumë shpejt dritën e zgjidhjes.

(Përshtati në shqip redaksia e 55news.al )

https://edition.cnn.com/2018/05/11/opinions/us-embassy-move-jerusalem-shapiro-opinion-intl/index.html

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.