Kërkesa për prokurorinë/ Boçi: Nikolla e ktheu maturën në mall online, trafikoi testet për...

E mërkurë, 13 June 2018 18:18

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla i ka bërë kërkesë prokurorisë që të fillojë hetimet ndaj deputetit të PD-së Luçiano Boçi, pasi ky i fundit denoncoi sot se testi i matematikës për maturantët kishte dalë para disa ditësh dhe jo disa çaste para provimit siç pretendonte ministria në fjalë.

Në mënyrë të menjëhershme pas kësaj kërkese ka reaguar Boçi, i cili përmes një postimi në “facebook” ka theksuar se detyra kryesore e çdo ligjvënësi është të denoncojë shkeljen e ligjit dhe skandalet. Ndërsa për sa i përket bërjes publike të testit të matematikës deputeti demokrat tha se ajo që duhet hetuar në këtë rast duhet të jetë ministra Lindita Nikolla.

Postimi i plotë:

Ministrja e vënë prej kohësh nën akuzë për grabitjen e të dhënave personale të nxënësve dhe të prindërve për qëllime të ngushta politike, thërret sot në ndihmë prokurorinë për interesa personale.

Në detyrën si ligjvënës ne mbrojmë interesin publik dhe qytetar dhe interesi i fëmijëve tanë është interesi më i lartë.

Në emër të tij ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë publikisht çdo rast abuzimi, shkelje të ligjit dhe shpërfillje ndaj mundit, sakrificës dhe djersës së tyre.

Ministrja e di mirë se është ajo vetë përgjegjësja kryesore si titullare e institucionit, e daljes dhe qarkullimit të testeve të maturës shtetërore.

Ministrja mban përgjegjësi të plotë ligjore që testi u fotografua në sallë dhe u shpërnda nëpërmjet telefonit, te ndaluar sipas ligjit.

Ministrja e di mirë se ësht? ajo përgjegjësja që ka degraduar Maturën në mall online dhe ka shkelur me këmbë punën disa vjeçare të nxënësve e prindërve.

Është ajo që trafikon testet e maturantëve për të mbuluar shkatërrimin që ka mbjellë në arsim.

Është ajo që e ka shndërruar arsimin në një magazinë pa inventar nxënësish, ku nuk fiton më i miri, më i përgaturi, por më i shkathti e i shpejti.

Është ajo dhe Rama i saj që tallen çdo ditë me maturantët, rininë e prindërit e tyre, me të ardhmen e shpresën e tyre.

Përgjegjësit ligjorë dhe moralë të kësaj katrahure janë Rama dhe Nikolla.

Më mirë të kishe heshtur zonja Ministre!

Dita e gjykimit po afron....!

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 19:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!