Rrëzimi i Ramës nis nga Shtetet e Bashkuara

E Enjte, 12 July 2018 12:16

Shqipëria po kalon situatën më të renduar të këtyre 30 viteve pas rënies së diktaturës. Shumica e shqiptarëve janë larguar nga vendi si shkak i mungesës së shpresës, një pjesë tjetër e mendon emigrimin si alternativë shpëtimi dhe përballë shqiptarëve është grupi i organizuar që ka kriminalizuar vendin, ka marrë në dorë pasuritë publike dhe po pastron paratë e krimit të organizuar.

Vetëm sot u publikuan dy raporte ndërkombëtare që nxijnë qeverisjen e Ramës dhe klientelës së tij. I pari ai i Anti-drogës italiane, Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’ thoshte raporti, pa përmendur këtu lidhjet e grupeve kriminale me pushtetin.

Raporti i dytë ai i korrupsionit. Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës thoshte në raportin e  publikuar sot se në Shqipëri ka dyshime të forta për lidhjet e pushtetarëve me biznesmenët që përfitojnë tenderët miliona eurosh.

Kësaj situate i shtohen edhe penalizimet që Shqipëria dhe shqiptarët po marrin në proceset integruese. Vendi ynë, për shkak të keqqeverisjes dhe kanabizimit humbi çeljen e negociatave për këtë vit.

Kampet janë ndarë. Mazhoranca është pozicionuar në anën e kriminelëve, përmendim këtu lidhjet e forta me bandat kriminale si ajo e Habilajt. E në anën tjetër opozita e cila po zhvillon reagime të forta kundër këtij pushteti. Qëndrime politike këto të cilat po marrin mbështetjen e vendeve mike të Shqipërisë./ Redaksionale

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 12:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

Politikë

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

  Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të...

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Bota Shqiptare

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista...

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!