Rama, ky njeri i pa skrupull

E Enjte, 12 July 2018 12:51

Të gjithëve na kujtohen deklaratat e Ramës kundër Donald Trump, kur ky i fundit garonte për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Asokohe Trump ishte thjesht një kandidat dhe sondazhet e tregonin si humbës të zgjedhjeve për President të SHBA-ve.

Pas sondazheve Rama përqafoi Hillary Klintonin, kundërshtaren e Trump në garë dhe nisi elozhet për Presidenten e ardhshme Amerikës, sipas tij.

Ai e tregonte përkrahjen ndaj Klintonit, dhe urrejtjen patetike ndaj Donald Trump jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vizitat jashtë.

Deklaratën që shokoi politikanë dhe gazetarë , Rama e bëri edhe në prestigjiozen amerikane CNN.

Pjesë nga intervista në CNN:

CNN: Nëse do të ndodhë që Donald Trump të fitojë emërimin e Partisë Republikane, atëherë do të bëhet shumë më e ndërlikuar për të gjithë ata që kanë shprehur këtë frikë.

Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme.”

Sot, si një njeri i pa skrupull, Rama porositi këshilltarët e tij që ti shkrepin një foto kur Trump bën takimin dorë më dorë me përfaqësuesit e vendeve të NATO-së në samitin që po zhvillohet ën Bruksel. 

Kur sonazhet e nxirrnin humbës Trump-in, Rama e quante këtë njeri si fatkeqësinë e botës. Tani që është President i SHBA-ve, i lëpihet për të vjedhur një foto.

E më shumë se fjalët, flet kjo foto.

5e9d7a8bd20cc9a7cf87f5defe496308_L.jpg

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 13:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Eliona Pitarka pranon se është në një lidhje!

Show-biz

Eliona Pitarka pranon se është në një lidhje!

Është një nga aktoret seksi të “Apartamentit 2Xl” dhe gjithnjë ka bërë të flasë për të. Këtë herë aktorja Eliona Pitarka i është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit në Instagram. Ndër...

Presidentja kroate në Kuvend:  Shqiptarë luftuan për Kroacinë, ne nuk harrojmë

Aktualitet

Presidentja kroate në Kuvend: Shqiptarë luftuan për Kroacinë, ne nuk harrojmë

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Duke shprehur falënderimet për këtë ftesë, Presidentja u shpreh se: ”Shumë shqiptarë luftuan...

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Aktualitet

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Gjykata e Teramos në Itali ka dënuar me 30 vite një  shqiptar të akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me...