Deklarata e fortë e Palokës: Rama me paratë e drogës blen heshtjen e ambasadorëve

E Enjte, 12 July 2018 14:09

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ironizon fotot e kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj gjatë samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai shkruan se ndërsa Rama dhe Xhafaj korrin “suksese” fotografike me liderët e botës, Shqipëria renditet e para në listën e krimit dhe drogës.

Paloka godet “fort” ambasadorët duke shkruar se Rama me paratë e drogës, mund të blejë heshtjen e ambasadorëve, por nuk mund të shërbejnë për të mashtruar gjithë perëndimin.

Reagimi

“Forca e krimit” ne majat e saj.

Ndërkohë qe klouni kryeministër fut kokën e tij dhe te Xhafajt neper foto me personalitete te botes demokratike ne Bruksel, Shqipëria vazhdon te renditet e para ne listat e zeza te krimit.

Jo me larg se dje, “Zëri i Amerikës” bënte publik raportin vjetor te Antidrogës Italiane ku Shqipëria rezulton vendi i origjinës për marijuanen qe ka pushtuar Italine dhe Evropën. 90 ton te kapura ne Itali vetëm per vitin 2017.

“Shqiptaret zënë vendin e pare ne rrjetet kriminale te huaja te narkotrafikut” -thotë raporti sipas VOA.

2 mije shqiptare janë arrestuar ne Itali vetëm gjate vitit 2017 per trafik droge.

Po nuk mjaftohet me kaq , sipas raportit “grupet kriminale shqiptare te lidhura me Ndragheten, kane rol kyc ne trafikimin e kokaines…”

Po raporti i Antidroges Italiane i jep pergjigje dhe propagandes shterpe te “Rilindjes” qe eshte perpjekur si ne cdo gje tjeter, te paraqese nje tjeter realitet duke deklaruar se gjate qeverisjes se PD ka qene e njëjta situatë.

Raporti vlereson se 94 rastet e raportuara te trafikimit te droges jane me te lartat ne dekaden e fundit, nderkohe qe vlera me e ulet shenoheh ne 2011 me 49 raste”

Ky është imazhi që Edvin Rama i ofron Evropes per Shqipërinë ndërkohë qe merr ministrin e brendshem me vëllain kryetrafikant, ne burg ne Itali, për ta nxjerrë ne foto me Merkel qe t’ju a servire shqiptareve si kredenciale për qeverinë e tij.

Po tashme boja i ka dale me kohe dhe parate e droges, mund te blejne heshtje ambasadoresh por nuk mund te sherbejne per te mashtruar gjithe perendimin.

Kllounit te krimit po ja numerojne ditet dhe oret.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidentja kroate në Kuvend:  Shqiptarë luftuan për Kroacinë, ne nuk harrojmë

Aktualitet

Presidentja kroate në Kuvend: Shqiptarë luftuan për Kroacinë, ne nuk harrojmë

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Duke shprehur falënderimet për këtë ftesë, Presidentja u shpreh se: ”Shumë shqiptarë luftuan...

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Aktualitet

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Gjykata e Teramos në Itali ka dënuar me 30 vite një  shqiptar të akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me...

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Aktualitet

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Pavarësisht rënies, kreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon. Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë...