Berisha: Rama të dënojë krimin e të atit dhe t’i kërkojë ndjesë publike familjes së Havzi Nelës

Premte, 10 August 2018 14:28

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh prekës në 30 vjetorin e varjes nga regjimi komunist të poetit disident Havzi Nela.

Ai kujton se ky krim u ekzekutua me firmat e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, babait biologjik të Kryeministrit aktual Edi Rama.

Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut te qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit të tij xhelat dhe t’i kërkojë ndjesë publike familjes dhe se paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës të poetit disident Havzi Nela.

Postimi i plotë:

Sot 30 vjetori i martirizimit te poetit disident Havzi Nela!

Te dashur miq, sot mbare kombi shqiptar nderon martirin e tij te lirise, poetin disident Havzi Nela.

Si sot 30 vjet me pare me firmen e xhelateve te diktatures hoxhiste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai biologjik i Edi Rames, u ekzekutua me varje ne sheshin kryesor te qytetit te Kukesit, per tu bere perjete i pavdekshem, poeti disident Havzi Nela.

Varja publike e poetit disident me urdher te xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, vetem se guxoi ne poezite e tij te permend fjalen te "drejtat e njeriut" apo ne nje tjeter te shkruaj per " frymen e Helsinkit", vetem nje vit para renies se murit te Berlinit tronditi mbare opinionin publik shqiptar dhe boteror.

Ky akt makaber, qe deshmon fytyren e vertet mizore te diktatures hoxhiste, kishte synim kryesor jo vetem hakmarrjen primitive te xhelateve te rregjimit por edhe terrorizimin e popullates ne teresi dhe inteligjences shqiptare ne veçanti dhe te vriste pa lindur çdo varg apo fjale te lire. Nderim perjete poetit disident Havzi Nela!

Ketu me poshte keni nje poezi te poetit Havzi Nela dhe nje status per te birin e xhelatit Kristaq Rama qe se bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi varjen ne litar te poetit disident.

- Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;

Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

- Sot eshte nje dite qe mund te beheshe njeri!

Edvin! Sot eshte 30 vjetori i varjes ne litar ne sheshin qendror te qytetit te Kukesit, me firme te xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tend biologjik, i poetit disident Havzi Nela.

Sot eshte nje dite qe Edi Kristaq Xhelati mund te "vare" brenda vehtes çnjerezoren e neobllokmenit dhe te tregoje qofte dhe per pak çaste nje grimce ndergjegje te njeriut te qyteteruar, te denoje krimin mizor te te atit te tij xhelat dhe t’i kerkoje ndjese publike familjes dhe se paku botes se letrave per varjen me firmen e Ramiz Alis dhe Kristaq Rames te poetit disident Havzi Nela.

Keto pak rrjeshta nuk i shkruaj per politike por si nje apel per ngadhenjimin e njeriut mbi antinjeriun! sb

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 14:50

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

Kulturë

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai u shua në moshën 84-vjeçare për shkak të një sëmundje. Shuqyri Alushi ishte një prej këngëtarëve më të mirë...

Parashikimi i motit, e martë 19 mars 2019

Moti

Parashikimi i motit, e martë 19 mars 2019

Sot moti do të  jetë me kthjellime dhe vranësiratë pakta me prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë  nga kuadrati i jugperëndimit (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4...

Horoskopi,  e martë 19 mars 2019

Horoskopi

Horoskopi, e martë 19 mars 2019

Dashi Një nga marrëdhëniet tuaja të ngushta me një person ka shkuar shumë larg aq sa do të ishte mirë që të dy ta pranoni këtë fakt. Kjo nuk do të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!