Foto/ Kuksianët kujtojnë Havzi Nelën, poetin e varur nga diktatura

Premte, 10 August 2018 15:06

Sot ditën e 30 vjetori i ekzekutimit, është përkujtuar poeti kuksian Havzi Nela, duke inauguruar rindërtimin e shtëpisë e tij.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje tek vendi i njohur me emrin agjencia në qytetin e Kukësit.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ishte i pranishëm gjatë inaugurimit në shtëpinë e rindërtuar nga Bashkia Kukës të poetit Havzi Nela në fshatin Kollovo.

Paloka tha se Havzi Nela u var se dashuronte lirinë dhe se ai ishte simboli i fjalës së lirë.

‘Ne sot kemi me parlament kemi bijtë e atyre qe varën Hazi Nelën, i biri i atij që firmosi varjen e Havzi Nelës sot është kryeministër, për fat të keq askush nuk ka kërkuar falje’, u shpreh Paloka gjatë fjalës së tij.

Ndërkaq Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë Kukës u shpreh se sot po kthejmë në Kollovoz shtëpinë e tij në shtëpinë e lirisë dhe se shtëpia e tij do të jetë muze.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 16:31

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Aktualitet

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Delinda Zhupa është një nga aktoret më të dashura të humorit dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Delinda është e njohur për personazhet e saj në Portokalli si ‘Psikologia’ apo ‘Çifti...

Sekuestrohen municione, mbi 400 të shoqëruar (Video)

Aktualitet

Sekuestrohen municione, mbi 400 të shoqëruar (Video)

Policia e Shtetit dhe FNSH ka bërë bilancin e një jave në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave në kërkim. Polica bën me dije...

Plas bomba te Skënderbeu, skuadra bojkoton stërvitjen

Aktualitet

Plas bomba te Skënderbeu, skuadra bojkoton stërvitjen

 Plas te Skënderbeu. Lojtarët e kampionëve në fuqi nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e sotme për shkak të rrogave të prapambetura. Futbollistët ia kanë bërë të qartë stafit teknik...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!