Berisha: Korrupsioni i Fatzi Drogës lë policinë pa uniforma dhe zbathur!

Premte, 10 August 2018 22:36
Nga Sali Berisha
 
Korrupsioni i Fatzi Droges le policine pa uniforma dhe zbathur!
Policia drejt protestave antiqeveritare!
Te dashur miq, Fatzi Droga, nga korrupsioni i tij per ti dhene tenderin prej 12 milione euro kompanise qe ndante parate me te, la policine pa uniformen verore dhe kepucet duke detyruar policet e vendit te vishen me ç'te munden. Kjo ka krijuar nje pakenaqesi te madhe ne trupen e policise, e cila per kete shkak si dhe per vendimin e rritjes se rrogave po pret shtatorin qe te filloje protestat dhe grevat!
Lexoni investigimin e mediave per kete afere korruptive te turpshme. sb
 • 
Për të qarë e për të qeshur, uniformat e verës vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë
Shpeshherë në rrugët e vendit kemi parë efektivë policie me uniforma të konsumuara dhe aspak serioze. Për këtë arsye në fillim të prillit Ministria e Brendshme shpalli tenderin me procedurë të hapur për “Blerje konfeksione (veshje) për uniformën verore për Policinë e Shtetit”, me fond limit rreth 190 milionë lekë.
Disa operatorë ekonomikë u ankuan për kushtet e tenderit , pasi kishte dyshime për favorizim të subjekteve të caktuara. Specifikimi ishte lëvrimi i uniformave 45 ditë nga lidhja e kontratës, një kohë e pamjaftueshme kjo sipas operatorëve që u ankuan, për të prodhuar mijëra uniformave.
 
 
Sipas dokumentacionit në Agjencinë e Prokurimit Publik, kushtet e tenderit u modifikuan duke e çuar në 60 ditë afatin e dorëzimit të uniformave si dhe u shty disa ditë afati i dorëzimit të ofertave për pjesëmarrje në tender.
Në fillim të qershorit u shpall fitues bashkimi i disa operatorëve që ishin paraqitur me ofertën më të favorshme ekonomike, por vonesat po i vuajnë efektivët e policisë. Këta të fundit ishte parashikuar të pajiseshin me uniformat verore në muajin korrik, por sipas kontratës, veshjet do t’i marrin në mes të gushtit.
Disa efektivë që dëshirojnë të mbeten në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se janë detyruar të blejnë vetë uniformat verore. Po ashtu edhe këpucët për uniformën verore, për të cilat është zhvilluar një tender tjetër, me vlerë rreth 57 milionë lekë, ende nuk i janë dorëzuar efektivëve të Policisë së Shtetit.
Tenderët për uniformat e policisë kanë qenë gjithnjë problematikë. Në 2016-ën Policia e Shtetit ndërpreu kontratën me një kompani për prodhime të dobëta dhe e kallëzoi penalisht ndërsa në 2017-ën u anulua një tjetër tender me vlerë 1.2 miliardë lekë.
/Syri.net/
Modifikuar më Premte, 10 August 2018 22:43

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Hemodinamika në Shkodër humb mjekun e njohur, largohet Luan Dragusha

Aktualitet

Hemodinamika në Shkodër humb mjekun e njohur, largohet Luan Dragusha

La SHBA, për të punuar në Shqipëri, por spitali i Shkodrës duket se nuk do e ketë më në ekip, profesor Luan Dragushën. Në profilin e tij në facebook, Dragusha ka...

Shqiptarët konsumojnë 3 herë më pak se evropianët

Aktualitet

Shqiptarët konsumojnë 3 herë më pak se evropianët

Konsumi për frymë i shqiptarëve në raport me evropianët bëjnë që të vijojmë qëndresën në vendin e fundit. Kështu, konsumi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani...

Shkëputet një tjetër gur i madh në Torovicë

Aktualitet

Shkëputet një tjetër gur i madh në Torovicë

Një gur i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites në aksin rrugor Balldre-Torovicë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Situata nga rënia e gurëve në këtë zonë është alarmante dhe deri tani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!