Basha pas dëshmisë në prokurori: Rama s'më tremb dhe as nuk shantazhohem

Premte, 12 October 2018 12:50

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se thirrja e tij në Prokurori nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të një regjimi.

Jashtë ambienteve të prokurorisë, Basha përcolli me gazetarët dhe një mesazh për Edi Ramën.

Lulzim Basha: Dy deputetë të opozitës janë thirrur në prokurori. Salianji sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin.

Kur regjimet e korruptuara dhe inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit, me shpresën e dëshpëruara për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpërtuar pushtetin e tyre të inkriminuar.

Thirrja e kryetarit të opozitës nga një regjim kriminal për tu paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Ndaj sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: PD, unë dhe shqiptarët e vendosur  për të larguar krimin nga politika as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të për të vazhduar deri në fund, betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze.

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 12:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohen 2685 adresa që ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit, procedohen 70 persona

Aktualitet

Zbulohen 2685 adresa që ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit, procedohen 70 persona

Policia ka bërë një kontroll të ushtrimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive online ku ka evidentuar 2685 adresa që ushtrojnë këtë aktivitet. Në këtë mënyrë i është kërkuar Autoritetit...

Brexit do ta bëjë më pak të sigurt SHBA-në dhe Evropën

Globi

Brexit do ta bëjë më pak të sigurt SHBA-në dhe Evropën

Londra ka qenë ditët e fundit nën ankth, për shkak të kushteve jo të përshtatshme, për një vend që mëton se ballafaqohet me një proces të padisiplinuar, për t’u larguar...

Pse babai nuk po i flet më Bebe Rexhës

Show-biz

Pse babai nuk po i flet më Bebe Rexhës

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka sjellë videoklipin e këngës së saj më të re, “Last Hurrah”. Mirëpo babai i saj tipik shqiptar, duket se nuk po i flet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!