"Qeveria e Surelit ra!"

Saturday, 29 December 2018 18:25

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Vlorë.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se qeveria e Ramës ka rënë, ndërsa shtoi se ky është çmimi që po paguan ai për ‘pangopësinë e tij’. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim u bëri apel qytetarëve të Vlorës të ngrihen në protestë në datën 7 janar.

“Në qoftë se ne jemi të pakënaqur me këtë kryeministër, të cilit për hir të së vërtetës qeveria i ka rënë, sepse dje tregoi hapur që qeveria e Surrelit ra, sot nuk ka ngelur më gjë tjetër vetëm për t’i dhënë edhe shtysën e fundit kryeministrit të sektit kriminal, i cili të bjerë në humnerën e krimit të cilën e krijoi vetë. E krijoi vetë atë humnerë sepse u tregua tamaqar, tregoi që është i pangopur dhe tregoi që shpirti i tij është shumë i varfër dhe sado që të mundohet dhe sado pushtet që të ketë. Nuk e pasuron dot shpirtin e tij.

PPrandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI, por thjesht me sensibilitetin dhe ndjeshmërinë që ka çdo student, për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por për të pasur një ndryshim dhe një sjellje ndryshe të qeverisë shqiptare ndaj jetës studentore në Vlorë”, u shpreh ajo.

Modifikuar më Saturday, 29 December 2018 20:04

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE i jep Turqisë 1.4 miliardë euro për kampet e pritjes së refugjatëve

Globi

BE i jep Turqisë 1.4 miliardë euro për kampet e pritjes së refugjatëve

Komisioni Evropian miratoi sot një paket të re të masave për ndihmë me vlerë prej 1.41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE-së ndaj refugjatëve dhe komuniteteve mikpritëse në Turqi. Sipas...

Vasili: Figura si Fatmir Frashëri vijnë vetëm njëherë në dhjetra vjet

Aktualitet

Vasili: Figura si Fatmir Frashëri vijnë vetëm njëherë në dhjetra vjet

Largimi nga jeta i ish-mbrojtësit legjendar të Tiranës, Fatmir Frashëri, ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i cili shkruan se ‘figura sportive e mrekullueshme e Fatmir...

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Politikë

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen nga posti. Në studion e lajmeve të RTV Ora, Shehi tha...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!