Ndiqni takimet e kryedemokratit Basha me banorë të njësisë nr.7 në Tiranë

E Enjte, 07 February 2019 16:58

Në kuadër tëb takimeve me qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit për tu njohur men problematikat e tyre si dhe për ti ftuar në protestën e 16 shkurtit, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar edhe gjatë ditës së sotme takim me banorë të njësisë 7 dhe 10 në Tiranë. Ai është takuar edhe me tragtarë e biznesmenë që operojnë në kryeqytet. Gjatë bisedës me ta, Basha u njoh me të gjitha problemet ekonomike dhe sociale që përballen qoftë qytetarët ashtu edhe bizneset, duke i njohur me programin ekonomik të PD-së. Basha premtoi se në programin e PD parashikohet ulje e menjëhershme e taksave si dhe ulja e energjisë elektrike, e cila është rritur ndjeshëm që prej ardhjes së Ps-së në pushtet. Ai deklaroi se cfarë janë biznese me nën 140 milionë lek të vjetra xhiro në vit, do të hiqën nga TVSH. “Do të keni vetëm një tatim, 0.5% e xhiros vjetore dhe gjithçka tjetër do të anulohet. Taksat e bashkisë janë 7 dhe 10 fishuar më shumë se përpara tre vjetësh. Kanë shpikur taksë pas takse. Do të keni pullën në vitrinë. Tatimin prej 0.5% në vit do të shkojë për financimin e pushtetit vendor jo qeverisjes vendore dhe asnjë inspektor nuk do të ketë të drejtë të hyjë në biznesin tënd. Do të heqim taksën Rama mbi karburantin 300 lek. Do të ulim çmimin e energjinë për biznesin, veprimtarinë prodhuese dhe qytetarët. Me këto taksa e tarifa këta kanë vjedhur 2 miliard euro më shumë”, u shpreh Basha gjatë takimeve me qytetarët.

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 18:52

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kapen 144 kg kokainë në Maltë, një pjesë do vinte në Shqipëri

Aktualitet

Kapen 144 kg kokainë në Maltë, një pjesë do vinte në Shqipëri

Autoritetet e Maltës kanë sekuestuar një tjetër ngarkesë me kokainë, e cila kishte për destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi. Malta Today shkruan se sasia prej 144 kg kokainë ishte e...

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Aktualitet

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar të dyshuar për grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit. Të arrestuarit janë F. Beqiraj, Alkond Bengasi, R. Sula dhe Saimir...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!