Largimet e padrejta nga puna, Meta: Fatura t’i kalojë direkt zyrtarit

Hënë, 11 February 2019 11:49

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qene i prere gjate fjales se tij, mbajtur sot ne  konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”

Sipas Metes, jo vetem qe duhet te plotësohet trupa e nevojshme gjyqësore në Gjykatën Administrative për të mos pasur vonesa në vendime, por duhet te behen ndryshime thelbesore ne kod, persa u takon largimeve të padrejta nga puna në administratë.

Presidenti ka theksuar se fatura nuk ka pse t’i faturohet padrejtesisht taksapaguesit dhe buxhetit te shtetit, por direkt zyrtarit që ka vendosur largimin padrejtesisht nga puna.

“Duhet të përcaktohet me ligj evidentimi i përgjegjësisë direkt të zyrtarit publik për shkarkime të padrejta nga puna, si përgjegjësi penale, duhet dispozitë e vecantë në kodin penal, por edhe financiar për cdo dëm që i shkaktohet buxhetit. Fatura e përballimit të dëmit t’i kalojë zyrtarit që ka marrë vendimin e padrejtë. Dëmi nuk mund t’i ngarkohet taksapaguesit shqiptar, që janë të dëmtuarit kryesorë në këtë rast”- tha ai.

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 12:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Aktualitet

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar të dyshuar për grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit. Të arrestuarit janë F. Beqiraj, Alkond Bengasi, R. Sula dhe Saimir...

Titanik, kjo është arsyeja pse Rose e la Jack-un të vdiste

Show-biz

Titanik, kjo është arsyeja pse Rose e la Jack-un të vdiste

Me rastin e pervjetorit te 20 të filmit, regjisori më në fund zbulon pse personazhi i luajtur nga Leonardo DiCaprio vdes në fund. Cameron gjithashtu zbulon se ai ishte grindur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!