"Më 16 Shkurt në protestë edhe kundër përdhunuesve dhe policisë që hesht"

Tuesday, 12 February 2019 17:48

Rastet e shpeshta të përdhunimeve dhe ngacmimeve seksuale ndaj minorenëve kanë nxjerrë në një deklaratë për mediat kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ky i fundit shpreh shqetësimin e tij dhe të forcës që ai përfaqëson lidhur me këto ngjarje të shëmtuara dhe mbi të gjitha për faktin që denoncuesit nuk mund të gjejnë mbështetje nga Policia e Shtetit.

"Policia në rastin konkret, e përfshirë në këtë çështje është besoj sinjali më i keq dhe negativ që mund t'i jepet qytetarëve shqiptarë, lidhur me këtë problem. Por situata është akoma më e rëndë, sepse denoncimi i bërë për këtë çështje, nxjerr në pah një nga problemet më kritikët dhe më të rëndët, që denoncuesve u është mbyllur dera në fytyrë në stacionet e policisë. Dhe policia nuk pranon denoncimet e qytetarëve, refuzon dhe përkundrazi i përball qytetarët pikërisht me ata të cilët këta i denoncojnë", shprehet ndër të tjera Vasili.

Në fund kryedeputeti i LSI-së ka edhe një apel për qytetarët, duke i ftuar ata në protestën e 16 Shkurtit.

"Këto pyetje të mëdha, të cilat e kanë përgjigjen dhe sigurisht që përgjigjen e madhe e marrin njëherazi në 16 shkurt, sepse atje do protestohet edhe kundër përdhunimit edhe kundër policisë e cila nuk instalon kamera për veten e saj që të vërtetat të mos dalin në shesh", e mbyll deklaratën e tij Petrit Vasili.

Deklarata për mediat e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë! I gjithë opinioni publik është mjaft i tronditur për shkak të denoncimeve të njëpasnjëshme, lidhur me rastet e përdhunimeve ndaj minorenëve. Por akoma më i shqetësuar opinioni është për sjelljen dhe mënyrën sesi qeveria i trajton këto raste, sesi ajo sillet me qytetarët dhe se si ajo përballet me një problematikë nga më të dhimbshmet, më të shëmtuarat dhe më tragjiket. Akoma më shqetësuese bëhet situata në Malësinë e Madhe, kur kjo çështje ka implikuar edhe punonjësit e rendit publik.

Policia në rastin konkret, e përfshirë në këtë çështje është besoj sinjali më i keq dhe negativ që mund t'i jepet qytetarëve shqiptarë, lidhur me këtë problem. Por situata është akoma më e rëndë, sepse denoncimi i bërë për këtë çështje, nxjerr në pah një nga problemet më kritikët dhe më të rëndët, që denoncuesve u është mbyllur dera në fytyrë në stacionet e policisë. Dhe policia nuk pranon denoncimet e qytetarëve, refuzon dhe përkundrazi i përball qytetarët pikërisht me ata të cilët këta i denoncojnë.

Përballë një situate të tillë, sigurisht opinioni publik është i shqetësuar sesi dera e Policisë së Shtetit, në vend që të ishte një derë e hapur, është një derë e mbyllur. Në vend që të ishte një derë mbështetjeje, kthehet në një instrument shantazhi. Dhe kur njësh me këtë situatë bëhet edhe vetë ministri, duke u vendosur në një pozicion vërtetë të shëmtuar publik, por edhe një pozicion të neveritshëm politik. Gjithashtu Policia e Shtetit funksionon në kushte të tilla kaq të mjerueshme, sa vetëm një fakt mjafton për të kuptuar të gjithë situatën.

Kjo polici, kjo Ministri e Brendshme trumpetoi me të madhe ligjin e famshëm për kamerat. Ua imponoi vendosjen e kamerave edhe bizneseve më të vogla, karburanteve, kafeve, bareve, shkollave, qendrave shëndetësore e kopshteve, në emër të sigurisë publike. Shumë mirë, por kush nuk kanë kamera? Vetë stacioni i policisë në Malësinë e Madhe ishte pa kamera dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar.

Dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar që të evidentonte qartësisht edhe momentin e denoncimit dhe denoncuesin dhe gjithë situatën e vërtetë. Qytetarë mund ta kuptoni, u kërkohet shkollës më të fundit, qendrës shëndetësore më të fundit, iu kërkohet biznesit të kafesë më të vogël, të ketë kamera, të ketë edhe brenda në lokal dhe kudo. Deri në kushtet sa u diskutua dhe privatësia e njerëzore. Në stacionet e policisë që duhet të ishin të parat dhe mbi të gjitha, që të kishin kamera, janë pa kamera. Pse bëhet kjo situatë? Është e qartë. Nuk vendoset kamera, për të fshehur gjithçka që bëhet, në mënyrë që të hynë e të dali kushdo, i zi, i kuq e i bardhë. Por më shumë nga të gjithë këta të zitë dhe për të mos pasur mundësi për të zbardhur të vërtetën. Denoncimi për rastin konkret është bërë në një portal të njohur shqiptar nga nëna e viktimës. Ministri merr përsipër e thotë, në nuk kapim dot, nuk njohim denoncuesin. Po çfarë presin këta, kur denoncimi del e është bërë në një portal tjetër? Pse kjo Prokurori, Polici, Ministër i Brendshëm, nuk kërkon që të gjithë ata që drejtojnë në policinë e Malësisë së Madhe, së paku hapi i parë të pezulloheshin, për tu vendosur në kushte të barabarta, për të zbardhur një të vërtetë tronditëse. Këto tregojnë qartazi që në vend të veprimeve konkrete, të shpejta të fortë, që inkurajojnë denoncimin. Në mënyrë që ky fenomen i shëmtuar të dalë në pah dhe të goditet me rreptësinë më të madhe. Përkundrazi dekurajojnë, shkojnë atje me idenë që nuk gjejnë dot denoncuesin. Japin të gjithë pamjen e pamundësisë dhe gjithë opinion publik pyet. Kur denoncimi është bërë i qartë, dihet kush janë njerëzit, policia nuk e gjen dhe nuk e kap dot denoncuesin. Por a është në gjendje kjo polici të luftojë krimin e organizuar që është shumë i sofistikuar, shumë më i pajisur, me instrumente të tjera me mjete të tjera. Apo i është dorëzuar krimit të organizuar dhe për të nuk është një problem. Këto pyetje të mëdha, të cilat e kanë përgjigjen dhe sigurisht që përgjigjen e madhe e marrin njëherazi në 16 shkurt, sepse atje do protestohet edhe kundër përdhunimit edhe kundër policisë e cila nuk instalon kamera për veten e saj që të vërtetat të mos dalin në shesh. Edhe kundër një ministri që në vend që të zbardhë situatën, të inkurajojë, ti japë shpresë njerëzve, të dënojë rreptë ata që kanë qenë pjesë e kësaj, i dekurajon dhe këto përgjigje të mëdha do merren sepse shqiptarët nuk mund të jetojnë më në vendin e tyre të pasigurt, fëmijët e Shqipërisë të jetojnë të pasigurtë dhe ata që duhet ti mbrojnë dhe të jenë krahë tyre përkundrazi vihen në krahun e kundërshtarëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Kronikë

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga...

Haradinaj i kthehet Mogherinit: Serbia t’i kërkojë falje Kosovës për krimet

Bota Shqiptare

Haradinaj i kthehet Mogherinit: Serbia t’i kërkojë falje Kosovës për krimet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë foli sërish për çështjen e dialogut me Serbinë dhe taksën. Ai deklaroi se, njohja e shtetit kosovar është kërkim faljeje për veprimet...

Basha takim me ambasadorin britanik

Politikë

Basha takim me ambasadorin britanik

Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka realizuar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman. Ky takim vjen vetëm një ditë pas vendimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!