DOKUMENTE/ Thellohet skandali i Elisa Spiropalit, miliona lekë në xhepat e kompanisë së vëllait

Hënë, 18 February 2019 20:18

Thellohet skandali i ministres Elisa Spiropali, ish Drejtore e Përgjithshme e Doganave, aktualisht deputete dhe ministre për Marrëdhëniet me Publikun. Kësaj here deputetja e PS-së është kapur si nëshkruese e fondeve publike në favor të shoqërisë së vëllait.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti anti-Korrupsion në Partinë Demokratike, Dogana Fier dhe Dogana Vlorë kanë kryer pagesa në favor të kësaj shoqërisë "Solomon" për objekte si pjesë këmbimi, pajisje zyre, orendi zyre dhe...nuk mund të mungonte as trau. Kush më mirë se vëllai i kryedoganieres mund të vendoste traun në doganat nën varësinë e saj?!

Kështu, nga Dogana Fier ka përfituar vlerën 12 milionë lekë dhe nga Dogana Vlorë, vlerën 5,8 milionë lekë.

Shoqëria e krijuar në kohën kur Edi Rama erdhi në pushtet, nën urdhrat e “Zonjës 5 milion Euro”, nuk humbet minutin për të filluar procesin e zhvatjes nga të katra anët e duke kontribuar, gjithashtu, në rritjen e vlerës së zërit “luks qeveritar”.

Këto raste përbëjnë konflikt të pastër e të rëndë interesi dhe përgjegjësia penale e zonjës sot ministër është e qartë dhe e pakundërshtueshme përballë çdo prokurorie të pakapur nga krimi, deklarojnë nga Partia Demokratike.

Një vëzhgim në regjistrin e prokurimeve publike vihet re se kompania "Solomon" ka fituar dhe disa dhjetëra tendera të tjerë në institucione të ndryshme publike, çka shton dyshimet se influenca politike e Spiropali ka funksionuar gjithandej, por implikimi në ujësjellësin e Fierit, është gjurma që kryqëzon trekëndëshin ndërmjet bashkëshortit, vëllait dhe krushkut të saj.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Aktualitet

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanalin e Korinthit. Trupi i shqiptarit u gjet nga një anije turistike ditën e djeshme. Shqiptari u transferua në spitalin e Korinthit ku...

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Lifestyle

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Nëse i keni lënë mënjanë, është momenti për ti nxjerrë jashtë nga dollapi. Nëse nuk i keni në garderobën tuaj, mund të jetë një mënyrë e mirë për të blerë...

Ironia e Dylgjerit: Rama vrau demokracinë dhe i bleu gruas gjithë Shqipërinë

Aktualitet

Ironia e Dylgjerit: Rama vrau demokracinë dhe i bleu gruas gjithë Shqipërinë

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ku ironizon ashpër kreun e qeverisë Rama i cili sipas tij ka vrarë demokracinë e Shqipërisë. Ai...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!