Kryeministri shkaku i tensionit shoqëror shpërthyes dhe pabarazisë kriminale!

Diel, 10 Mars 2019 14:21

Nga Petrit Vasili/

Kryeministri shkaku i tensionit shoqëror shpërthyes dhe pabarazisë kriminale!

Nje tension shoqeror shperthyes e ne rritje te pandalshme po perjetohet ne cdo çast te jetes se shqiptareve.

Pabarazia ligjore ekstreme si pasoje e nje drejtesie egersisht te verber dhe hakmarrese ndaj qytetarit te thjeshte dhe qe siguron pandeshkueshmeri te blinduar per kryeministrin dhe qeverine eshte nje realitet dramatik si kurre me pare.

Skandalet korruptive te tmerrshme si tek Unaza e Re,apo koncesionet grabitqare te rrugeve,apo tenderat ne OST,apo korrupsioni ne duart e nje grushti oligarkesh si dhe shkelje te tmerrshme te Kushtetutes siç qe rasti i Tatimit mbi Dividentin, ku askush nuk ndeshkohet, jane skandale,qe rrisin thekshem tensionin shoqeror.

Dalja ne shesh e bashkepunimit te qeverise me grupet kriminale per grabitjen e votes dhe mos hetimi e ndeshkimi i rrepte i pushtetareve te perfshire ne te, jane prova te nje pabarazie te eger antiqytetare.

Trajtimi policor dhe burgosja e qytetareve te thjeshte per vepra e shkelje qesharake eshte deshmi i nje pabarazie,qe zemeron dhe indinjon ne ekstrem qytetaret e thjeshte.

Qytetare,qe humbasin punen per nje postim ne facebookun e tyre personal, nderkohe qe kryeministri i ben thirrje policise te beje fushate elektorale pa u denuar, sepse gjoja kerkon falje ne facebook jane prova te te nje pabarazie pa kufi.

Kryeministri dhe qeveria, te privilegjuar nga nje reforme ne drejtesi te kapur prej tyre, jane te paprekshem, ndersa qytetaret e thjeshte jane me te pambrojtur se kurre nga ligji.

Prona,liria e fjales,liria e bisnesit,konkurenca e ndershme,e drejta e protestes,e drejta e arsimimit,e drejta per kujdes shendetesor kane marre nje goditje shume te rende per shkak te pabarazise se nje qeverie,qe po i rremben e pervehteson dita dites keto liri dhe te drejta.

Kjo pabarazi shperthyese me shume se kurre ka vetem nje fajtor:kryeministrin.

Revolta e qytetareve te thjeshte per largimin e ketij kryeministri eshte clirimi i Shqiperise nga kjo pabarazi kriminale,irrituese dhe te poshter,qe zhbën demokracine ne interes vetem te nje njeriu.

Pabarazia duhet zgjidhur sot neser do te jete shume vone.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksione masive në Gjirokastër, kapen katër persona problematikë

Aktualitet

Aksione masive në Gjirokastër, kapen katër persona problematikë

Policia e qarkut të Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy persona nga Memaliaj janë vënë në...

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Politikë

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase...

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Globi

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme. Më shumë se 1,260 miliardë euro të destinuara për 28 shtetet e Bashkimit Europian u zhdukën në tetë vjet, mes...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!