Protesta e opozitës, pa fjalime e pa orar. Rrethohet Kryeministria

E Enjte, 14 Mars 2019 21:09

Dy ditë para protestës së opozitës, përpara Kryeministrisë, mësohen detaje të reja. Ajo do të jetë pa fjalime, ndërsa ende nuk ka një orar se sa do të zgjasë. Jorida Tabaku duke folur në Abc News tha se protesta do të ketë “forcën e numrave“.

“Protesta do nisi në 11 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.

E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.

“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë, nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njerëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën. Nga ana tjetër autoritetet kanë marrë masa. Sheshi përpara Piramidës është rrethuar me skela, ndërsa një strukturë mbrojtëse është krijuar dhe në derën qendrore të Kryeministrisë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Globi

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme. Më shumë se 1,260 miliardë euro të destinuara për 28 shtetet e Bashkimit Europian u zhdukën në tetë vjet, mes...

Parashikimi i motit, e shtunë 25 maj 2019

Moti

Parashikimi i motit, e shtunë 25 maj 2019

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira të pakta deri  mesatare në zonat malore . Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër...

Horoskopi, parashikimi i yjeve, e shtunë 25 maj 2019

Horoskopi

Horoskopi, parashikimi i yjeve, e shtunë 25 maj 2019

DashiDo të jetë një fundjavë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!