Largohet Rama? 5 emra socialistësh në tavolinë për kryeministër

Tuesday, 19 Mars 2019 21:31

I ftuar në “Mbrëmje ide” në Abc News, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur rreth situatës opolitike në vend, thirrjes së KQZ që partitë politike të dërgojnë komisionerët e tyre për zgjedhjet e 30 Qershorit si dhe për atë çfarë pritet të ndodhë me aksionin politik të opozitës.

“Gjërat po vijnë gradualisht. Ajo që kemi bërë si opozitë është djegia e mandateve. Kemi vënë kushtet përkatëse si të ndërhyhet politikisht pra me largimin e Ramës, rrëzimin e regjimit, qeveria tranzitore. Këto pastaj ço komisionerët edhe në rastet më normale është shkelur në KQZ historikisht ka pasur vonesa. Gradualisht do bëhen zgjedhjet e parakohshme politike parlamentare, edhe zgjedhjet vendore, por gradualisht”.

Ndërkohë, Gjata tha gjithashtu se brenda PS-së janë në tavolinë 5 emra për kryeministër.

 

“Janë nja 5 emra socialistë në tavolinë për kryeministër. Unë më shumë i dëgjoj nga gazetarët nga deklaratat e ndryshme, që kanë parë që po u ikën partia”, tha Gjata.

Për sa i përket zgjidhjes së kësaj situate, Gjata tha se ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve është i mirëpritur, por gjithashtu ai vlerësoi dhe qëndrimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ndërsa për protestën e paralajmëruar për të enjten, Gjata tha se do të ketë surpriza.

“Ka surpriza! Pas kësaj, protesta të tjera në tërësi surprizë. Do të shohim. Do ketë surpriza”, u shpreh Gjata.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!