“Letra e dashurisë së Macron dhe zhgënjimi nga shoumeni i madh i Evropës”

Hënë, 25 Mars 2019 11:44

Alexander Clarkson/ Letra e dashurisë së Emanuel Makronit ndaj Evropës, ishte një teatër i pastër, dhe tipike e presidentit francez. Ndoshta më shumë se çdo politikan tjetër, Makron ka një aftësi të spikatur për të diktuar axhendën e lajmeve në Evropë. Përmes shfaqjeve të tij butaforike, ai ka ndërtuar një markë që u bë menjëherë e njohur, shënoi një ngjitje marramendëse në pushtet, dhe ka ruajtur që atëhere vëmendjen e kontinentit.

Kur hasi në vështirësi, si më së fundi kur u sulmua nga lëvizja anti-establishment e Jelekëve të Verdhë, Makron përdori fasadat, si takimet qytetare apo traktatin franko-gjerman të Ahenit me kancelaren Angela Merkel, për të rifituar popullaritetin e humbur.

Letra e hapur e kësaj jave, që u botua nga gazetat në ç`do vend të BE-së, nuk përbën ndonjë përjashtim. Të fokusohesh në përmbajtjen e saj dhe propozimet e politikave, do të thotë të humbasësh thelbin e këtij akti. Qëllimi i tij i vërtetë, qëndron në atë që na tregon, drejtimin e politikës në një kontinent në ndryshim të shpejtë.

Letra e Makron, është një thirrje për një BE më aktive dhe më të fuqishme. Ajo i drejtohet kryesisht një audience të brendshme. Presidenti francez, po kërkon të tërheqë mbështetjen e votuesve të cilët, megjithëse janë në përgjithësi në favor të BE-së, do të ishin më të prirur për të votuar për socialistët, të gjelbërit apo Republikanët e qendrës së djathtë në Francë.

Me partinë e tij “La République En Marche” me vetëm paksa mbi 20 përqind në sondazhe, kokë më kokë me udhëheqësen e ekstremit të djathtë të Tubimit Kombëtar, Marin Lë Pen, Makron nuk ka luksin të humbasë ndonjë mbështetje nga e djathta ose nga e majta.

Por, letra kishte gjithashtu edhe një audiencë tjetër. Polemikat e menjëhershme që shkaktuan propozimet e tij në të gjithë Evropën, i dhanë Makron një mundësi tjetër, për të shitur veten si udhëheqësi i vetëm i aftë që mbron projektin evropian nga një sulm i populistëve.

Shkalla në të cilën Makron vuri prestigjin e tij personal, në frontin e betejës elektorale për Parlamentin Europian, dhe jehona e mesazhit të tij në mbarë Evropen, flet gjithashtu për vetëdijen e tij, se faza politike evropiane është vendimtare për udhëheqësit kombëtarë.

Një apo dy dekada më parë, krerët e shteteve do t’i kishin trajtuar zgjedhjet e Parlamentit Evropian, thjesh si hapin e rradhës. Tani, përqendrimi gjithnjë e më i dukshëm i fuqisë kolektive në duart e institucioneve të BE-së, i ka bërë ato mjete me vlerë, ku ia vlen të shpenzohet një kapital i madh politik për të fituar.

Gjithkush është duke u angazhuar për të diktuar të ardhmen e BE-së. Nuk është një fushëbetejë e lehtë, ku mund të kesh epërsi. Krizat e njëpasnjëshme, eurozona, emigrimi, Brexit, krijuan domosdoshmërinë e  një debati politik ndërkufitar. Por, pasojat e tyre i kanë polarizuar shoqëritë, dhe kanë forcuar politikën e partive kombëtare.

Rreziqet e mëdha në këto zgjedhje për të ardhmen e BE, kanë mprehur linjat e betejës ideologjike, midis rrjeteve rivale partiake brenda Parlamentit Evropian, dhe midis forcave politike në nivel kombëtar. Kjo ka bërë që të jetë më e vështirë gjendja e konsensusit evropian.

Gjithkush, pro-evropianët dhe euroskeptikët, po përpiqen të dominojë në debatin politik, dhe të vendosin mbi të ardhmen e BE-së. Dhe mjeti më i mirë për ta bërë këtë, janë shfaqjet e shkëlqyera publike, që shfrytëzojnë çështjet evropiane në avantazhin e tyre.

Kështu është gjenerata e re e liderëve të BE-së, duke përfshirë Makronin, dhe në anën tjetër udhëheqësin e të djathtës italiane, Mateo Salvini, si dhe të tjerë, janë duke luajtur se kush do të kontrollojë BE-në. Këto ditë, suksesi kombëtar është i lidhur me aftësinë për të shkëlqyer në skenën evropiane. Zhgënjimi kryesor nga letra e Makron, është se shoumeni më i madh i Evropës, e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër, “manualin” e ri të lojërave.

Shënim: Alexander Clarkson, është lektor mbi studimet evropiane në Kolegjin Mbretëror në Londër

“Politico.eu” – Bota.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Bota Shqiptare

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj heqjen e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksander Vuçiç pushimin e fushatës kundër Kosovës, në mënyrë që të rifillojë dialogu mes...

Shihni 10 fotot më të mira nga e gjithë bota, njëra i përket Shqipërisë

Kuriozitete

Shihni 10 fotot më të mira nga e gjithë bota, njëra i përket Shqipërisë

Njihuni me foto më të mira nga e gjithë bota përzgjedhur nga agjensitë ndërkombëtare. 1-Banorët e rajonit të Mendrisio të maskuar si personalitete biblike kryejnë procession e së enjtes së shenjtë...

Tirana e Partizani duan vetëm fitore, edhe pse “i bëjnë nder” njëra-tjetrës

Sport

Tirana e Partizani duan vetëm fitore, edhe pse “i bëjnë nder” njëra-tjetrës

Java e 30-të e Kategorisë Superiore sjell duele ekstremesh, siç është ai ndërmjet Partizanit kryesues dhe Kastriotit që është në zonën e rënies nga kategoria. Të tilla janë edhe përballjet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!