Spaho: Protesta e radhës të enjten, do të vazhdojmë deri në largimin e Ramës

Hënë, 25 Mars 2019 13:52

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka deklaruar gjatë intervistës në “INtv” se protestat e opozitës do të vijojnë. I pyetur për axhendën e opozitës, Spaho tha se protesta e radhës do të jetë të enjten, ditën e zhvillimit të seancës plenare.

“Tani jemi më shumë të ngarkuar se në kohën kur ishim në parlament. Detyra jonë është të bindim qytetarët të na bashkohen. Tubimi i radhës do të jetë të enjten, e kështu do të vazhdojmë deri në heqjen e Ramës nga pushteti”, tha Spaho.

Ai gjithashtu ka komentuar dhe ngjarjen politike të fundjavës, zhvillimin e kongresit të Partisë Socialiste. “Që nga koha e gjimnazit kam ndjekur në tv kongreset e Partisë së Punës, nuk kishte asnjë dallim nga ajo shfaqje që pamë të shtunën”, komentoi demokrati Edmond Spaho.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Politikë

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen nga posti. Në studion e lajmeve të RTV Ora, Shehi tha...

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Aktualitet

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq...

Politikë

Dorëheqja e Haradinajt, Noka: Tregoi që është burrë shteti. Rama burrec pushteti

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!