Shqipëria është nën një “Grusht Shteti”!

Saturday, 13 Prill 2019 11:23

Tritan Shehu, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Shehut, Shqipëria ndodhet nën “grusht shteti”, ai ka renditur një sërë zhvillimesh që sipas tij e mbështesin një realitet të tillë.

Sipas tij në këtë vend mungon ‘Gjykata e Lartë”, mungojnë institucionet kryesore që përbëjnë shtetin.

Postuar në Facebook nga ish-deputeti Tritan Shehu/

Shqiperia eshte nen nje “Grusht Shteti”!

-Sot kemi nje Parlament te mbushur me deputete pupace “te peshkuar” ne menyre anti kushtetuese nga ”thellesite” e listave, per te plotesuar vendet bosh e “ndertuar” nje opozite ne 3D.
-Kemi nje zv. Minister te Jashtem, qe po ne menyre anti kushtetuese “perfaqeson” vendin si Minister.
-Ndodh nje dislokim forcash te ushtrise e marje nen kontroll prej tyre te aeroportit civil te vendit duke refuzuar publikisht t’i ipen qofte dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky.
-Vendi nuk ka Gjykate Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetushmerise, bazuar kjo ne Kushtetuten tone.
-Mungon Gjykata e Larte.
-Besoj se kaq mjafton, per te mos vazhduar me tej me shkelje te drejtash themeltare te njeriut, te prones, lirive, strukturimit institucional etj, etj.
Ne keto kushte mbrojtja e demokracise kthehet ne domosdoshmeri popullore.

Modifikuar më Saturday, 13 Prill 2019 12:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Aktualitet

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Memet për pranimin e Shqipërisë në BE kanë plasur në rrjetet sociale dhe mediat online. Një prej tyre është edhe kjo e fundit, ku është një burrë që pyet gran nëse...

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

Globi

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një shpërthimi të ndodhur në qytetin Idlibit në veriperëndim të Sirisë. Tre ndërtesa në qytetin e Jisr al-Shughour u shkatërruan nga shpërthimi...

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Globi

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Afrikën e Jugut kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave. Mes viktimave është dhe një foshnje gjashtë muajshe e disa fëmijë të vegjël. Më...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!