Kontrata e 43-të/ Veliaj i jep tjetër tender pa garë Kompanisë Fusha

Hënë, 15 Prill 2019 11:35

Tenderi me vlerë 93 milionë lekë iu dha kompanisë në fund të marsit nga Bashkia e Tiranës. Kjo është kontrata e 43-të për kompaninë e cila mban rekordin për përfitimet që ka marrë në kryeqytet

Nga Neritan Gjergo-Shekulli

Kompania ‘Fusha sh.p.k’, e lakuar për numrin e madh të tenderëve që ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit, por edhe për lidhjet e forta  të saj me bashkinë e Tiranës dhe qeverinë, ka përfituar një tjetër tender pa garë në vlerën e 9,3 milionë lekëve.

Bëhet fjalë për shërbimin e pastrimit të terminaleve të Tiranës. Me këtë tender, ku nuk u paraqit asnjë konkurrent tjetër, dhe oferta ekonomike e Fushës ishte 9.2 milionë lekë, kompanisë iu hap rruga për të marrë kontratën nr. 43 publike, duke përfituar në total 4.1 miliardë lekë, si operator i vetëm, pa llogaritur të tjerat që janë fituar me bashkimin e shoqërive.

Vetëm në bashkinë e Tiranës, firma e cila zotërohet nga Shkëlqim Fusha ka fituar 35 kontrata, që nga ndërtimi i sheshit Skënderbej, pastrimin e pjesës perëndimore të kryeqytetit, urës së Menikut etj. Jo drejtpërdrejt, kompania u bë objekt sulmi gjatë përplasjeve dhe protestave të zgjatura për ndërtimin e godinës së re në themelet e Teatrit Kombëtar.

Në tenderin e radhës, kompania me tagrin që i jep bashkia do të marrë përsipër pastrimin e 52,454.00 m², sipërfaqe kjo e terminaleve nën dhe mbitokësore.

‘Shërbimi i fshirjes me krahë e shesheve dhe terminaleve do të realizohet me krahë 4 herë në javë nga Operatori i Shërbimit, i cili gjithashtu do të kryejë dhe të gjitha shërbimet e tjera mbështetëse të parashikuara në metodologji për të gjitha sipërfaqet e përcaktuara që janë parashikuar në listën e shesheve dhe terminaleve me volumet e tyre për shërbimin e fshirjes’, thuhet në dokumentin specifik të kontratës, ndërsa shërbimi do të do të mbyllet në 31 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë, operatorit i vendosen dhe kushte për këtë shërbim, por që me shumë gjasë ato do të plotësohen, të paktën parimisht.

 ‘Për asnjë rast nuk do të lejohen sheshe dhe terminale të papastruara apo mbeturina të pa larguara në to. Në të gjitha rastet kur evidentohen bllokime apo pengesa nga faktorë të jashtëm të cilat nuk mund të pastrohen me operacionet e parashikuara në metodologji, operatori i shërbimit duhet të njoftojë menjëherë dhe të marrë masa për pastrimin e tyre jo më vonë se 3 orë nga orari i përfundimit të shërbimit, i përcaktuar në grafik.

  1. Operatori i shërbimit detyrimisht duhet të ketë çdo ditë në punë minimalisht numrin e punëtorëve dhe pajisjeve sipas numrit të deklaruar në ofertën e tenderit për të garantuar kryerjen me cilësi dhe në kohë të shërbimit. c. Për raste të veçanta operatori i shërbimit është i detyruar të fshijë sheshet dhe terminalet më shumë se një herë pa shpenzime’, janë këto kushtet për kompaninë, e cila e fitoi tenderin pa asnjë problem.
Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2019 18:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Aktualitet

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Memet për pranimin e Shqipërisë në BE kanë plasur në rrjetet sociale dhe mediat online. Një prej tyre është edhe kjo e fundit, ku është një burrë që pyet gran nëse...

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

Globi

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një shpërthimi të ndodhur në qytetin Idlibit në veriperëndim të Sirisë. Tre ndërtesa në qytetin e Jisr al-Shughour u shkatërruan nga shpërthimi...

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Globi

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Afrikën e Jugut kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave. Mes viktimave është dhe një foshnje gjashtë muajshe e disa fëmijë të vegjël. Më...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!