Vërtetohet: Rama me Dorian Protoduarin e ka personale dhe jo ligjore

Hënë, 15 Prill 2019 13:23

Dorian Protoduari rrjedh nga një familje e persekutuar, të cilës sistemi komunist i ka marrë gjithçka. Ai është pinjoll i të përndjekurve politikë dhe ashtu po i ndodh edhe atij vetë.

Pinjolli i komunistëve, i cili i ka etër shpirtërorë ata që dhunuan familjen Protoduari, Edi Rama është duke bërë të njëjtën gjë me Dorianin.

Doriani prej javësh tashmë qëndron në burg. Pushteti, i cili ka kapur edhe drejtësisë, po bën gjithçka për ta mbajtur Protoduarin në burg sepse Edi Rama ka dhënë urdhër.

Rama e ka personale me këtë protestues, i cili është në qendër të revoltës te ‘Unaza e re', revoltë kundër kriminelëve që duan të lënë qytetarët pa shtëpi për të majmur oligarkët dhe mbushur xhepat e tyre.

Duhet thënë se Dorian Protoduari është arrestuar së bashku me Mariglen Doçi. Për fat të mirë Marigleni është lënë i lirë ndërkohë që Doriani është ende në burg.

Po si ka mundësi që me të njëjtën akuzë, me të njëjtin avokat, në të njëjtën situatë juridike Doriani nuk është lënë i lirë?

Situata është mjaft e qartë, Rama e konsideron Dorian Protoduarin si armikun e tij personal, sepse gjithçka ka bërë ai deri më tani ka qenë heroike kundër bandës së Ramës.

Fundi i kësaj historie dihet. Ai do të jetë fiks ashtu siç e tha para ca ditësh vëllai i Dorianit: “Bëj durim vëllai im se populli është çuar”. 55news.al

Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2019 13:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!