"Republika e policisë...", ironia e gazetarit Ylli Dylgjeri: E keqja ishte te kaka..

Hënë, 15 Prill 2019 18:58

Nga Ylli Dylgjeri/ 

Një mëngjes policia e administratës më kontrolloi Facebook- un. Pas një search-i të lodhshëm, skandali u kap! Në FB u gjetën statuse të zinj me përmbajtje të thellë antiparti. Një strofë e tmershme kishte tronditur shtetin dhe familjen shtet! Zullumi ishte mbushur.

U printuan menjëherë faqet e zeza të FB dhe  u gjet....njëanshmëria politike! Njëanshmëria ishte fjala kakë! E keqja ishte te kaka. Shteti u trondit te kaka. Kaka ishte diplomatike! Kaka kishte bërë pis shtetin! Më e rënda ishte se kaka në anglisht shkruhej Cakaj! Sado u përpoqa tu shpjegoja se është vetëm humor, vetëm një vjershë, vetëm një strofë e jetuar nga një kakë e lëshuar në kushtet e përmbytjes të City Parkut...sërisht nuk kuptohej.

Policia Komision Disiplinor s'donte tja dinte, edhe pse ju sqarua se kaka e City Parkut nuk ka lidhje me Cakajn City Holli-t. Jo! Armiku është mes nesh. Fjalor i pisët... Kaq ishte. TË TJERAT ISHIN PUSHIM NGA PUNA.
Por policia nuk mbaron këtu.Policia kontrollon gjithshka në këtë vend. Policia është Shteti.

Polici ështe sot kudo me tepri, në Media, në Bulevard, në Kryeministri, në Kuvend, në Sport, në Spital, në Astir, në Bregun e Lumit, në Autostradë, në Shkodër, në Kukës, në Lezhë në Lushnje, në Elbasan...kudo ku ka turma, kudo ka revoltë, është atje në kafe ku ngrihet zëri kundër padrejtësisë, biles edhe policë në pension që mbajnë shënim. Polici nuk ka vetëm te zyrat e Oligarkëve, banditëve, drogaxhijve; në Aeroport, në Banka, në Porte, në Tregun e Zi, në Llotot, etj. Polici nuk ka vetëm atje ku ka mafiozë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!