Berisha: As Toto Rina nuk mbahej në pranga kur ishte në spital, ja si sillet Rama me protestuesit

Hënë, 15 Prill 2019 21:17

Rasti i Armando Gecajt, 26-vjeçari i arrestuar pas protestës së opozitës ditën e shtunë dhe mbajtja e tij me pranga në spital, vijon të komentohet në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Së fundmi është ish kryeministri Sali Berisha, i cili publikon mesazhin e emigrantit digjital.

Sipas tij, as Toto Rina, bosi i mafias italiane nuk është mbajtur me pranga në shtratin e spitalit.

Postimi i plotë:

Emigranti dixhital donocon aktin shtazor te lidhjes se protestuesit ne reanimacion!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotomontazhin e tij! sb

I nderuar Doktor. Ju jeni mjek dhe e kuptoni me mirë se kushdo tjetër misionin dhe betimin ndaj profesionit. Dua të them që " kolegët " te cilët pranojnë këtë trajtim ndaj pacientit kriminel ose jo janë të pandershëm ose të friguar nga misioni i profesionit për të pranuar këtë skenë në ambientet e spitalit që mund të krahasohet me xhaminë ose kishën. Në kohën Bossi Fini doli një urdhër nga këshilli i ministrave i cili urdhëronte mjekët të denonconin pacientët klandestinë në ambjentet e spitalit por urdhëri i mjekëve dhe mjekët u çuan në protestë duke denoncuar se misioni i mjekëve është i shenjtë dhe nuk refuzon askënd për mjekim.
Këtë skenë nuk do ta gjeni ne asnjë nga vëndet e demokracisë perëndimore . As Toto Riina nuk është mbajtur me pranga i lidhur në shtratin e spitalit edhe pse i dënuar me 41 BIS

57010232_1252252408268997_8764034080640598016_n.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!