Veliaj në panik/ Shpërndan formularët në Astir, kërkon mbledhjen e kartave të identitetit

Tuesday, 16 Prill 2019 17:41

Erion Veliaj po përdor të gjitha mënyrat e shantazhit dhe bllokimit të banorëve të Unazës së re që t’a lejojnë kryebashkiakun dhe Edi Ramën ti marrë ato miliona eurot për 2 kilometër rrugë.
Pasi provoi duke blerë disa nga banorët me qindra mijëra euro kur sajonte takime mediatike për dakortësi me banorë ët astirit, pasi provoi me dhunë duke futur fadromat për të shkulur pemët, pasi provoi dhe dështoi me dhunën policore të arrestimeve në mes të natës, Erion Veliaj ka nisur me marrje mendimi nëpërmjet shpërndarjes së formularëve.


Por burime bëjnë me dije se te formularët që Veliaj u ka shpërndarë banorëve të Unazës së Re u kërkohet atyre përveç numrit të telefonit edhe karta e identitetit.


Banorët thonë se nëpërmjet këtyre formularëve, Veliaj kërkon të bllokojë kartat e identitetit për të kontrolluar zgjedhjet e radhës ku ai ka shpallur rikandidimin. Por banorët qëndrojnë të bashkuar dhe thonë se nuk do ti tremben as kësaj manovre të Veliajt.
Erion Veliaj do të mbahet mend nga kryeqytetasit si kryebashkiaku që ndërtoi kulla e gradaçela në hapësirat publike.

Veliaj do të mbahet mend për pangopësinë e të vjedhurin lek për çdo cm2 ndërtim, pa kursyer as shkatërrimin e banesave të familjarëve. Që nga marrja e drejtimit të Tiranës, numërohen mbi 100 familje që kanë dalë në rrugë të madhe pas shkatërrimit të banesave për tenderë miliona euro.

57417785_2203282890001517_9061830865083957248_n.jpg

Modifikuar më Tuesday, 16 Prill 2019 17:44

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!