“Dosja” Tahiri dhe “çështja” Veliaj

Tuesday, 16 Prill 2019 19:29

Sot në të gjithë mediat shqiptare ishte njoftimi se më datën 19 qershor fillon gjykimi ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili akuzohet për bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal Habilaj, në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja Tahiri pa i bërë shumë apologji është një çështje e cila rri si shpata e dmemokleut mbi kokën e Ramës dhe të disa banditëve të rilindjes.
Nuk është momenti për ti bërë apologjinë, por për të gjithë ata që merren me telenovelën Tahiri mjaftonte prova e makinës AA 003 GB dhe nuk kishte parlament, komision parlamentar, kryeministër dhe qeveri që të shfaqeshin në kamera e jo më të dilnin në mbrojtje.
Qeveria duhet të kishte rënë vetëm me këtë provë. Por kjo shpatë e demokleut vazhdon të rrijë mbi kokat si të banditëve ashtu edhe të “mendimtarëve” të rilindjes.
Po sot ishte në intervistë Erion Veliaj, një nga kryehajdutët e rilindjes, vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe njeriu që po vjedh me shkresa më shumë se e gjithë Rilindja bashkë. Për pos një teatri të pështirë për çdo gjë, pas shprehjes së dashurisë së madhe për liderin suprem dhe që ky ishte shumë i shqetësuar që Rama i donte të gjithë dhe në fund Veliaj e donte shumë Ramën, ishte një pyetje me porosi apo jo për çështjen Tahiri. Nuk ka fare lidhje me faktin se kishte ndërmend Rama të zgjidhte ndonjë trashëgimtar, kishin këta lobingjet e veta dhe kë donte më shumë lideri suprem i partisë. Paralelizmin po e bëjmë për një fakt të thjeshtë. U desh vend mik Italia, gjykata e Katanias, që pasi sekti i rilindjes të mohonte përfshirjen në mbjelljen dhe trafikimin e drogës, kjo gjykatë me fashikujt e saj të vërtetonte atë që sekti e fshihte paturpësisht.
Këtu nuk merret përsipër rivaliteti apo se si është e vërteta e përplasjes së dy figurave, ajo ka ekzistuar vetëm se për çështje kohe dhe përfshirjeje njëri iku më parë se tjetri. Por më lart përmendëm shpatën e demokleut dhe kjo shpatë rri edhe për këtë krye hajdutin që bën si showman pasi tani që ka mbaruar vjelja e kanabisit, jemi në fazën e kokainës, heroinës dhe pastrimit të parave të këtyre të fundit. Saimir Tahiri ishte faza e parë e operacionit. Ndërsa ky i dashuruari pas liderit suprem duhet të ketë parasysh shumë një gjë, që çështja Tahiri vazhdon, por nëse ky shtet do të funksionojë një ditë me një drejtësi serioze pa KLP kunetërish dhe pa gjyqtarë e prokurorë pa shkollë magjistrature do të ketë një “dosje Veliaj”.
Kemi vdekjen e Ardit Gjoklajt sepse tenderi iu dha pa asnjë garë kryetarit ët Peqinit, por mbi të gjitha zotëria i fiqve duhet ët dijë që dy rrugët më të shpejta operacionale të pastrimit të parave janë: ndërtimi dhe sistemi bankar. Ai si kryetar Bashkie kur letrat një ditë të verifikohen siç duhet nga një sistem drejtësie i pa kapur do të dalin që vetëm ky ka mbi 31 milionë metra katrorë ndërtim, më shumë se 180 leje ndërtimi në një vit./ Redaksionale

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 10:15

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!