Ish-zyrtari i Ramës: Deputetët kanë sjellë para të kriminelëve

E Enjte, 18 Prill 2019 22:20

Zyrtarisht qeveria shqiptare thotë se nga autoritetet holandeze nuk ka ardhur asnjë shqetësim për krimin shqiptar. Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se ky shqetësim nuk ka ardhur në Tiranë.

“Absolutisht nuk ka patur një shqetësim nga autoritetet holandeze. Ka patur ftesë për bashkëpunim, që ata elementë kriminalë që janë t’i arrestojmë. Në 7 operacione ndërkombëtare kemi marrë pjesë. Edhe për grupin Bajri ka pas ndarje informacioni. Në tavolinën e drejtorit të policisë së Shtetit nuk kanë ardhur emra për kriminelët shqiptarë në Holandë”, tha zonja Voda.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, një pjesë e zyrtarëve të policisë paguhen nga krimet e organizuara.

“Të flasësh që s’ka krim në Shqipëri i bën me nerva dhe shqiptarët”, tha analisti Mark marku.

“Listat e personave që kanë ardhur nga Holanda dhe vende të tjera. Në Policinë e Shtetit ka persona që listat që vijnë, nuk i përcjellin. Para një viti ish-ministri i Brendshëm tha se do goditen 40 grupe kriminale, këtu përfshiheshin edhe bandat ndërkombëtare. Janë listat aty me emra konkret, dhe me GPS të makinave ku kanë parkuar. Thuhet shprehimisht që kriminelët që kanë shëtitur lirshëm dhe kanë bërë para dhe kanë drejtuar grupe kriminale i keni në parlament, keni krijuar konsorcium me deputetë kriminelë me biznesmenë kriminelë. Ka pas dhe emra deputetësh që kanë sjellë para këtej”, tha Shemsi Prençi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fund tragjik i vogëlushit që u zhduk dy ditë më parë, ja çfarë ka ndodhur

Bota Shqiptare

Fund tragjik i vogëlushit që u zhduk dy ditë më parë, ja çfarë ka ndodhur

Një fëmijë shqiptar i moshës katër vjeç me vendbanim në Zvicër u raportua ditën e djeshme i zhdukur nga familja e tij në qytetin Wieldegg. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna...

1500 trupa amerikane dërgohen në Lindjen e Mesme

Globi

1500 trupa amerikane dërgohen në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme, për të shtuar forcën ushtarake në këtë rajon, në kohën e rritjes së tensioneve me Iranin. Presidenti amerikan...

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Globi

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Këtë pasdite, Lioni i Francës u trondit, pasi një bombë shpërtheu dhe ka plagosur 13 persona. Mediat franceze dhe ata botërore kanë publikuar fotot, që tregojnë njeriun që dyshohet se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!