Opozita, faktori ndërkombëtar dhe eksperimenti i Sorosit në Shqipëri

Saturday, 20 Prill 2019 19:58

Kur janë bërë 2 muaj që opozita legjitime shqiptare dogji mandatet si një kundërpërgjigje ndaj një regjimi banditesk dhe një narko-shteti që kalon dhe modelet e Amerikës Jugore, në një formë ose në një tjetër pritej një reagim i faktorit ndërkombëtar për këtë çështje jo shumë në favor të djegies së mandateve.
Lëvizja e opozitës e kapi gafil kryeministrin i cili bënte vajtje-ardhje me telefon në dorë në momentin që shpallej ky vendim, ishte totalisht i pa informuar. Ky në përgjithësi i painformuar është, hiq të dhënat që i vijnë për drogën dhe pastrimin e parave, hiq raportimet që i bëjnë politikanët dhe njerëzit e tij me bandat për çështje të tjera ai loz basketboll. Fatkeqësisht edhe me fatin e Shqipërisë dhe të Kosovës, basketboll po luan. Por pse po dështon me turp dhe pse ishte kaq i egër dhe pse ishte kaq i egër eksperimenti i Sorosit në Shqipëri? Ka shumë arsye të cilat janë shtjelluar dhe do të shtjellohen dhe historia nuk do ta falë këtë mynxyrë, se si ën rrafshin kombëtar Shqipëri- Kosovë ashtu edhe në regresin në rrafshin ndërkombëtar që po bën Shqipëria, kjo mënyrë është. Por një arsye madhore është fakti i gjetjes së Ramës si zbatues të këtij eksperimenti, një model ekstremisht aparteid që do të vinte në zbatim këtë mynxyrë.
Ky është bazamenti i fillimit, por tani pas 6 vitesh shohim rezultatet e këtij eksperimenti, një nga një.
Ishte instalimi i narko-shtetit që Rama nuk e bëri vetëm, që i ka bërë shqiptarët delja e zezë e Evropës. Shumë gjëra Rama nuk i bëri vetëm, dhe sot jemi në një parlament monist, me një pseudo opozitë dhe sërish goditjet më të forta i merr opozita. Është pak kontradiktore që kombi më pro evropian dhe më pro amerikan të goditet në aspiratën e tij, thjesht se disa diplomatë që shijojnë Tiranën ditën dhe natën, janë bindur se një pseudo stabilitet është më i rëndësishëm se standardet demokratike dhe të ardhmen që ky komb kërkon të ndërtojë.
Është shumë e “çuditshme” që goditet pa pushim dhe fort opozita sepse për hir të stabilitetit disa ambasadorë dhe diplomatë ku mes tyre ka zëra edhe për një korrupsion kujtojnë se jeta e një kombi është katër vjeçari i mandatit të tyre. Droga, vrasjet, krimi, ndryshimi i rezultatit me 20% nëpërmjet bandave të kokainës, vrasje, vrasje, vrasje, gaz helmues në shekullin 21 në mes të Evropës, shkallmim shtëpish me fadroma dhe tërheqje zvarrë të njerëzve, korrupsioni më minimal 42 milionë euro për 2km rrugë me letra të falsifikuara në SHBA, ministra të Brendshëm që u japin makinën zyrtare trafikantëve, radarë të fikur të një vendit të NATO-s për të transportuar rehat kanabisin e qeverisë dhe të gjitha këto kanë një emër, Edi Rama dhe eksperimenti radikal i Sorosit.
Por sigurisht që brenda Amerikës ka disa Amerika dhe brenda Evropës ka disa Evropë. Ky është shekulli i faktorit shqiptar në Ballkan dhe pseudo diplomatë raportojnë “gabimisht” aty ku nuk duhet në emër të një raporti meskin, diku persona dhe diku zyrash e vonojnë por nuk e ndalin. Në çdo cep të humbur të planetit , çdo qeveri me skandale të përmasave të tilla kishte rënë për 24 orë dhe faktori i shëndoshë ndërkombëtar do të përshëndeste largimin e ideatorëve për çfarë thamë më lart. Por e rëndësishme është që ka dalë çështja nga zyrat e Tiranës dhe sigurisht është punë muajsh, ku një kthesë e fuqishme për ti parë problematikën e Evropës pa tangjente Ruse, po vjen.
Opozita ka bërë një akt të jashtëzakonshëm duke marrë përsipër një risk të jashtëzakonshëm. Së pari vendosi të mos jetë pjesë- kavje, e eksperimentit radikal dhe së dyti me një vendosmëri për ti shprishur pazaret e vjetra të instaluara para 6 vitesh të ndërtojë strategjinë me pjesë të shëndoshë të shoqërisë shqiptare për një sistem. Ky i fundit të jetë një sistem ku të mos të lejë hapësira për prurje të tilla si kryeministri i sotëm, për qeverisje që të ketë sa më pak nevojë për pluhur kokaine, raport me bandat të ketë sa më pak nevojë për pseudo opozita dhe ti hapë vendit një perspektivë ku shqiptarët dhe faktori shqiptar në Ballkan të shkojnë në udhën e tyre të natyrshme./ Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 20 Prill 2019 20:07

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fund tragjik i vogëlushit që u zhduk dy ditë më parë, ja çfarë ka ndodhur

Bota Shqiptare

Fund tragjik i vogëlushit që u zhduk dy ditë më parë, ja çfarë ka ndodhur

Një fëmijë shqiptar i moshës katër vjeç me vendbanim në Zvicër u raportua ditën e djeshme i zhdukur nga familja e tij në qytetin Wieldegg. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna...

1500 trupa amerikane dërgohen në Lindjen e Mesme

Globi

1500 trupa amerikane dërgohen në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme, për të shtuar forcën ushtarake në këtë rajon, në kohën e rritjes së tensioneve me Iranin. Presidenti amerikan...

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Globi

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Këtë pasdite, Lioni i Francës u trondit, pasi një bombë shpërtheu dhe ka plagosur 13 persona. Mediat franceze dhe ata botërore kanë publikuar fotot, që tregojnë njeriun që dyshohet se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!