Platforma e PD-së për qeverisjen/ Më 26 Prill në Tiranë delegacioni i CDU-së së Merkel

Diel, 21 Prill 2019 18:32

Partia Demokratike, edhe pse ka shpallur vendimin për mospjesmarrje në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për sa kohë në krye të qeverisë është Edi Rama, paralelisht po punon për një platformë të plotë qeverisëse.

Ekspertët po punojnë për një program 100-ditor, nesër në qeveri, ndërsa po asistohen nga ekspertë të CDU-së gjermane, të cilët do zhvillojnë në 26 prill në Tiranë. Të henën Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve për protestat e radhës.

Në një kohë kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati  zyrtar  për regjistrimin në KQZ, si subjekte poltike garuese për zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Demokratike ka shpallur vendimin për ti bojkotuar ato, ndërsa kusht themelor  mbetet largimi i Ramës.

 

Për këtë qëllim, ditët në vijim duke nisur nga e hëna, Lulzim Basha do të jetë në takime intensive më strukturat drejtuese, ku do të përcaktohet qartë axhenda që opozita do të ndjekë.

Në fillim të javës, Basha do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve, për të përcaktuar axhendën e protestave, që pritet të shtrihen edhe në rrethe, ndërsa data 11 maj mbetet si më e mundshmja për protestën e katërt kombëtare.

Por krahas aksionit të protestave, Lulzim Basha, ka aktivizuar edhe grupet e punës brenda selisë blu, të cilat po hartojnë një program elektoral fokusuar në 100 ditët e para të Partisë Demokratike në qeveri, nëqoftëse arrihet objektivi për largimin e Ramës dhe qytetarët do ti besojnë pushtetin.

Programi shtrihet në disa  fusha kryesore, ekonomia, rendi, siguria, shendetësia dhe arsimi, ndërsa ekpertët demokratë po asistohen nga ekspertë gjerman të CDU-së.

Për këtë qëllim, më 26 prill pritet që një delegacion i CDU-së gjermane të mbërrijë në Tiranë,  nga ku bashkë me Lulzim Bashën do prezantojnë  për publikun  platformën e  opozitës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!