Grabitja/ "Arrestime farse nga narkopolicia në kuadrin e operacionit kallp “Fredi Alizoti”!"

Hënë, 22 Prill 2019 20:44

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale ku ka bërë publik edhe një mezash të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar.

Sipas Berishës të arrestuarve nuk iu lejohen të mbrohen nga avokatët pasi do të zbulonin grabitjen shtetërore të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Në mesazhin denoncues të qytetarit thuhet se njëri nga të arrestuarit nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Rinasit, duke akuzuar politikën se ka ndërhyrë për të gjetur “koka turku”.

Qytetari vijon më tej argumentimin e tij se, për Oltian Veseli (njëri nga të ndaluarit), “nuk kanë asnjë provë pas bastisjes se banesës dhe marrjes në gjumë të tij pas rrethimit nga forcat e FNSH sikur të ishte kriminel”.

Postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Miq, denoncohet me fakte farsa e turpshme e arrestimeve te njerzeve te pafajshem me urdher te Edvinit dhe Vasal Kimikut te tij, ne kuadrin e operacionit “Fredi Alizoti” te grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas.

Te arrestuarve, pa asnje lidhje me ngjarjen, nuk ju lejohen avoketer sepse del ne shesh arrestimi farse per te maskuar grabitjen shteterore te 10 milion eurove ne Rinas.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar!Po ju shkruaj pasi nuk kam ku mund t ju kontaktoj.E di qe do te merren gjere e gjate me arrestimet e sotme te 4 personave si te dyahuar per grabitjen e Rinasit.Ju garantoj qe politika po nderhyn per te gjetur koka turku.Nuk lejohen avokatet te sqarohen ne lidhje me akuzat.Per nje nga te akuzuarit,Oltian Veseli nuk kane asnje prove pas bastisjes se baneses dhe marrjes ne gjume te tij ne gjume pas rrethimit nga forcat e fnsh sikur te ishte kriminel.Dhe e dini me te bukuren:te gjithe mediat shkruajne se akuza eshte i aferm me Dashamir Kupen te arrestuarin e 2 viteve me pare.E para nuk e ka te aferm sepse e njoh mjaft mire,e dyta me sa njerez te paligjshem ne jeten tone kemi te bejme,te rrime?Te paret me politikanet te cilet jane kriminelet me te medhenj.Ky i akuzuar nuk ka qene kurre i tille dhe po e perfshijne vetem pse vellai i tij ka nje biznes ne bashkepronesi me te.Ju lutem kujdesin tuaj ne cilesimin e rastit ne fjale.Ps anonim

Modifikuar më Hënë, 22 Prill 2019 21:15

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!