Skandali i radhës/ Rama çon te 'Unaza e Re' shpronësime me firmën e drejtorit të shkarkuar Afrim Qendro

Hënë, 22 Prill 2019 21:08

Telenovela korruptive qeveritare e ‘Unazës së Re” ka prodhuar së fundmi një tjetër skandal, i cili është zbuluar sonte gjatë protestës së banorëve.

Ditët e fundit atyre u kanë shkuar letra shpronësimi, por të cilat mbajnë poshtë firmën e ish-drejtorit të shkarkuar nga Rama të ARRSH-së, Afrim Qendro.

Qendro ka afro tre muaj që është shkarkuar nga detyra që kur në krye të Ministrisë së Transporteve erdhi Belinda Balluku, ndërkohë që shpronësimet janë miratuar me një VKM të fundit me firmë të zv/kryeministrit Erion Braçe.

Zbulimin e ka bërë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

“Të tre lotet janë me prokurime fiktive. Rrugët e florinjta të kësaj qeverie i kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë qindra miliona euro qytetarëve.

Dhe këto nga kryeministri më i pasur në Evropë që ka 6 mijë metra katrorë shtëpi bashkë me truall, më të madhe se çdo kryeministër tjetër në Evropë.

Ky që doli dhe na tha që kishte 3 mijë euro në bankë dhe që tani na është bërë drejtor banke.

Edhe ato letra që keni në dorë dhe poshtë thonë Afrim Qendro. Ju jeni shtet karagjoz. E keni pushuar nga puna këtë apo jo? I shikoni apo jo këto dokumentet që sillni.

Këta dinë të thonë vetëm po zoti Rama.

Prandaj edhe ata deputetë nuk mund të flasin për Niçen, për Edmond Begon, sepse ai parlament është i Edi Ramës

Oksigjeni i kësaj qeverie ka marrë fund. Dhe kur të fitojmë për një kohë të gjatë do flitet për këtë që ka ndodhur këtu.”, tha Balliu.

Modifikuar më Hënë, 22 Prill 2019 21:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!