Deklarata e fortë e Bashës: Rama, skenar përplasje me popullin më 30 qershor

E mërkurë, 15 May 2019 19:15

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes së sotme të Kryesisë deklaroi se Edi Rama ka përgatitur skenar përplasje me popullin.

Ai theksoi se gjysma e listës së kandidatëve të shpallur nga Rama, përbëhet nga element kriminalë, trafikantë e përdhunues.

Basha theksoi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

Ja pjesë nga deklarimet e Bashës

Edi Rama ka përgatitur një kurs përplasje me popullin.

Në listën e kandidatëve, gjysma e saj përbëhet nga element kriminalë, trafikantë.

Ymer Lala në Dibër ka caktuar kandidatin e PS, Avdylajt kanë caktuar kandidatin në Shijak apo Roshi në Kavajë.

Ymer Lala në fakt ka caktuar dy kandidatë, atë të PS dhe atë të Bashkimeve Profesionale.

Rregjistri i adresave është i masakruar.

Edhe nga pikpamja formale zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të mbahen.

A do të pranohet që grushti i shtetit të cohet deri në fund, apo do të ketë një përballje totale popullore.

Vendimi unanim i opozitës është: Përballje popullore me cdo mjet.

Ne do jemi në një përballje pa kthim me shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të garantojmë zgjedhjet e lira.

Kush ul kokën do të jetë shërbëtor dhe skllav i krimit.

Skenari tjetër është që Shqipëria të kthehet de fakto në një juntë.

Këtë skenar ne nuk mund ta pranojmë.

Junta kriminale kërkon të asgjesojë kurajën dhe shpresën e shqiptarëve për një të nesërme më të mirë.

Ne do të jemi në ballë të kësaj përballje.

Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë.

Kandidatë në kundërshtim me ligjin, vrasës e përdhunues nuk do të lejojmë.

Për shumicën e këtyre kandidatëve kanë dalë prona të inkriminimit të tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Politikë

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Publicisti Neritan Sejamini ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet sitemi i drejtësië në vend. “Dje Shqiperia u bë vendi i...

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Show-biz

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Fotot flasin vetë për shkëlqimin e yjeve...

Panariti: Shqipëria, si një "kavje"  eksperimentesh të dështuara

Politikë

Panariti: Shqipëria, si një "kavje" eksperimentesh të dështuara

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, reagon për keqqeverisjen e Edi Ramës,  ku, sipas tij, jemi bërë si kavje eksperimenti për qeverinë, duke harruar faktin se kaviet dëmtohen në rast mossuksesi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!