“Një vrasës me pagesë kandidon në zgjedhjet lokale”

E mërkurë, 15 May 2019 19:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza për disa nga kandidatët e Partisë Socialiste por edhe të Bindjes Demokratike, që i konsideroi si vrasës me pagesë.

Në konferencën për shtyp me gazetarët, kreu demokrat u ndal të Ymer Lala, babai i deputetes së PS, Reme Lala për të cilin the se është një vrasës. Basha shtoi se kandidati i Bindjes Demokratike në Kukës, Abedin Uruci është një vrasës me pagesë.

“Në fakt për shumicën e tyre provat kanë dalë dhe janë bërë publike, pavarësisht në disa raste disa media i shërbejnë amnezisë. Kjo është një thirrje të nxjerrin arkivin dhe ti marrin me radhë se kush janë këta kandidatë. Vrasës me pagesë si Abedin Uruci, vrasësi Ymer Lala, të jemi në këtë betejë aq sa mundemi. Sa të mundeni hapni arkivin se këta janë të denoncuar me emër dhe mbiemër tash e pesë vite.

Ymer Lala është kriminel, Bedri Hoxha nuk ka asnjë mbështetje kur bëhet fasadë me juntën. Sot ndodheni në një betejë për jetë a vdekje. Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe ne distancohemi nga aktet e dhunës. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha, por ne shpalosim programin politik”, pohoi Basha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Politikë

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Publicisti Neritan Sejamini ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet sitemi i drejtësië në vend. “Dje Shqiperia u bë vendi i...

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Show-biz

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Fotot flasin vetë për shkëlqimin e yjeve...

Panariti: Shqipëria, si një "kavje"  eksperimentesh të dështuara

Politikë

Panariti: Shqipëria, si një "kavje" eksperimentesh të dështuara

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, reagon për keqqeverisjen e Edi Ramës,  ku, sipas tij, jemi bërë si kavje eksperimenti për qeverinë, duke harruar faktin se kaviet dëmtohen në rast mossuksesi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!