Departamenti i Shtetit pret opozitën, Gjermania ofron negocim, ‘Bild’ jep përgjimet

E mërkurë, 15 May 2019 20:21

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është pritur sot në Departamentin e Shtetin ku ka takuar zyrtaren e këtij departamenti Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore. Ky takim është zhvilluar në vazhdën e vizitës së saj në SHBA dhe është shumë e rëndësishme që në një kohë kur Shqipëria Është në një krizë të thellë politike e sigurisht me peshë dhe vlerë tjetër takimi duke kapërcyer protokollet diplomatike dhe duke bërë që zëri i opozitës të shkojë në një nga Departamentet më të rëndësishme të SHBA.
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, lidhur me ofertën e negocimit mes palëve, të ardhur nga zyrtarë të CDU-së Rama refuzoi. Dihet tashmë dhe ka 48 orë që ka zënë vend në të gjitha mediat artikulli gjerman ku e cilësoi Shqipërinë një vend kaotik të drejtuar nga një grup gangsterësh. E gjithë kjo panoramë ka ndodhur brenda 48 orëve. Pra çështja e krizës shqiptare ka dalë nga sirtarët, zyrat, burokracia e ambasadave të Tiranës dhe institucionet më të larta të partnerëve euroatlantik po dëgjojnë të vërtetën e krizës së krijuar nga narko diktatura, por mbi të gjitha po dëgjojnë dhe versionin e opozitës, version i cili jo rrallëherë është dëmtuar nga dërgata dhe persona me petk diplomatik.
Takimi në DASH i zonjës Kryemadhi merr përmasë të veçantë këto ditë. Merr një përmasë e cila i kapërcen kufijtë e takimit diplomatik dhe sigurisht dhe duke lexuar përmes rreshtave kuptohet që zëri i opozitës ka mbërritur në zyra ku duhet të dëgjohet.
Disa herë nga Gjermania, jo thjeshtë nëpërmjet ambasadës, por nëpërmjet personaliteteve të larta të vetë CDU-së ka patur deklarata domethënëse për përgjegjësitë që ka kjo mazhorancë dhe opozitës por mbi të gjitha gishti është vënë tek përgjegjësia e atij që ka marrë përsipër të qeverisë dhe ku vendi është kthyer në arenën e një krize dhe ku po tronditet stabiliteti.
Tashmë është e qartë për të gjithë që ideja e sakrifikimit të standardeve demokratike në emër të stabilitetit ka rënë. Skenarët me autokratë të cilët e kanë të pamundur përmbajtjen e babëzisë kundrejt gllabërimit të pushtetit men një dorë kanë rënë. Kthesa e faktorit ndërkombëtar mbi çështjet e krizës politike në Shqipëri ka nisur.
Bild e hodhi një përgjim, por tashmë është e ditur në mbarë opinionin publik se cilat dosje zotërojnë shërbimet inteligjente dhe sigurisht që ndoshta surpriza do të kemi./ Redaksionale

Modifikuar më E Enjte, 16 May 2019 09:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Politikë

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Publicisti Neritan Sejamini ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet sitemi i drejtësië në vend. “Dje Shqiperia u bë vendi i...

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Show-biz

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Fotot flasin vetë për shkëlqimin e yjeve...

Panariti: Shqipëria, si një "kavje"  eksperimentesh të dështuara

Politikë

Panariti: Shqipëria, si një "kavje" eksperimentesh të dështuara

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, reagon për keqqeverisjen e Edi Ramës,  ku, sipas tij, jemi bërë si kavje eksperimenti për qeverinë, duke harruar faktin se kaviet dëmtohen në rast mossuksesi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!