Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Saturday, 25 May 2019 09:04

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase “Dnevne Novine”, ai ka dhënë dy arsye për këtë qëndrim.

“Janë dy arsye për rezervën time. Marrë parasysh që demarkimi pashmangshëm do të perceptohej dhe interpretohej me arsyet etnike - serbët në Serbi dhe shqiptarët në Kosovë -  po kjo gjithsesi se nuk do t’i kontribuonte idesë emanciupese të demokracisë multietnike, të cilën duam ta zhvillojmë në Ballkan”, ka thënë Gjukanoviç, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dhe arsyeja e dytë: në çfarë e bazojmë besimin se një zgjidhje e tillë nuk do të shkaktonte iniciativa zinxhirore për zgjidhje të çështjeve të tjera të hapura, jo vetëm në Ballkan? Cilat janë garancitë për këtë?”

Në intervistë, Gjukanovic ka thënë se është shumë mirë që është vendosur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se nuk është mirë që ndërkohë ai dialog është futur në rrugë qorre.

“E di sa i vjetër dhe kompleks është problemi i marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe mosmarrëveshjeve në relacionin Beograd-Prishtinë”, ka thënë ai, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdohet dhe të përmbyllet suksesshëm “me një qasje të arsyeshme”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!