Nesër demonstratë popullore kundër Ramës

Premte, 07 June 2019 09:21

-Sipas shtabëve të protestës, në PD dhe LSI, nesër do të mbërrijnë në Tiranë, para kryeministrisë, dhjetra mijëra demonstrues.Drejt Tiranës do niset populli që kërkon zgjedhje të lira, punësim, liri dhe mirëqënie. Ata do vijnë me gjithfarë mjetesh; me furgonë, autobuzë, karroca, zetorë, biçikleta, në këmbë apo me tren. Nesër-thotë Basha-populli merr fatet e tij në dorë. Boll më me fjalë! Ndërsa kryeqytetasit do jenë duke i pritur në Bulevardin kryesor për t’u bashkuar me ata që vijnë nga rrethet.

Të shtunën, datë 8 qershor, në orën 19:00, opozita ka thirrur protestën kombëtare për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Protesta zhvillohet në momentet më kritike të vendit, që nga nisja e krizës politike gati pesë muaj më parë. Është tubimi i parë frontit opozitar që nuk vjen si miting politik, por si një demonstratë dhe revoltë kombëtare. Paralajmërimi i fortë  se tubimi i nesërm do të sjellë një reagim të fortë qytetarë është dhënë nga kreu i PD, Lulzim Basha. Të dielën e kaluar, në mbyllje të mitingut me pjesëmarrje masive, pas mesazheve për largimin e Ramës, zgjedhje të parakohshme dhe prezantimit të një projekti për ndryshime kushtetuese të sistemit aktual politik, Basha paralajmëroi se koha e fjalëve kishte mbaruar dhe në mitingun e ardhshëm, pra nesër, do të ishte populli ai që do të flasë. Ky është mesazhi më i fortë që kreu i opozitës bëri në adresë të Edi Ramës. Këtë javë drejtuesit e qeverisë kishin jo vetëm kohë për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të opozitës, por edhe të mbanin një qëndrim mbi projektin e ndryshimeve kushtetuese. Por përkundrazi dje nga Cerriku kryeministri Rama i tha opozitës se do futesh në burg. Ja se ç’tha kryeministri: “Ata edhe sot duan ta kthejnë pas Shqipërinë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin në rrugë kundër zgjedhjeve. Në vend të dalin para popullit, kërcënojnë se nuk do e lënë të votojnë. Kanë frikë të ballafaqohen në rrugë demokratike. Ata nuk kanë ide, nuk dinë të logjikojnë, prandaj duan të imponojnë logjikën e kapsollave dhe molotovit. Një gjë ta kenë të sigurt: Ata janë të lirë, në të drejtën e tyre të vendosin për veten e tyre. Nuk i pengojmë të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin dot për ne e për Shqipërinë. Zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. S’mund t’i hapim rruge politikës destruktive. S’mund të lejojmë të luhet me Kushtetutën si me një top lecke. Nuk mund të bëjë askush pengmarrësin e procesit demokratik, kjo nuk është parë asgjëkundi dhe nuk do shihet as këtu. Ne padyshim kemi gabimet tona, të metat tona, kemi shumë gjëra për të bërë akoma. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm në imagjinatë, por ama më të mirë se ne as ka pas dhe as nuk ka….Kushdo që guxon të bëj një gabim të dalë përpara për të ndalua zgjedhjet nga më i vogli të më i madhi, ata nuk do të dalin më nga Shqipëria pasi nuk do i pranojë asnjë shtet evropian. Po flas për Evropën s’po flas për Amerikën  ku jo vetë po as anëtarët e familjes nuk futën më, nëse klasifikohesh si kriminel zgjedhjesh”,– e mbylli Rama duke kërcënuar. Ndërkohë që pritej një sjellje me përgjegjsi atdhetare që populli të mos shkojë në përplasje, Edi Rama vazhdon në rrugën e tij. Por këtë javë shqiptarët u njohën edhe me disa të vërteta të tjera të frikshme të publikuara nga media gjermane “Bild”. Sikur të mos mjaftonin mijëra denoncime, skandale që janë publikuar këto vite, qytetarët dëgjuan me veshët e tyre, sesi në Durrës qarku i dytë më i madh pas Tiranës, krejt pushteti është dorëzuar në dorë të një bande të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Shqiptarët panë se Vangjush Dako, kryebashkiaku më jetëgjatë i PS-së, anëtari i kryesisë dhe njeriu më i afërt që e ndihmoi Edi Ramën të konsolidonte pushtetin në PS, ishte as më shumë as më pak, sipas atyre që tregon “Bild”, shërbëtori i bindur i Avdylajve në Durrës. Por skandali tejkalon emrin e Vangjush Dakos. Në të vertetë Dako nuk ka faj, pasi ai ka punuar për Ramën dhe me porosi të tij. Si Dako janë shumë “dako” nëpër Shqipëri, të cilët kanë punuar për votat e PS-së, natyrisht siç tregoi BILD, duke i blerë me bandat kriminale. Bisedat e përgjuara dhe fakti që deputetët emërohen nga bandat është një fakt që bën përgjegjës direkt Edi Ramën. Sepse, në fund është Edi Rama ai që del garant dhe përzgjedh kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakët. Sepse votat që vidheshin dhe bliheshin në Durrës-Shijak nuk shërbyen për Vangjush Dakon, por për t’i dhënë pushtetin e plotë Edi Ramës në vitin 2017.

Me këto vota që u morën me dhunë dhe para në Durrës , por dhe gjithë vendin, Edi Rama po kryen korrupsionin më të madh më koncesionet miliona eurosh në Kuvend. Me këto vota, të marra nga bandat po mbahet pushteti që dhunon banorët e “Astir”, që nxori nga shtëpitë me gaz helmues fëmijët të Bregu i Lumit. Me këto vota të marrë me nga krimi dhe nga paratë e heroines po burgosen protestues. Iironia është se këto vota po bëjnë dhe reformën në drejtësi! Po në emër të këtyre votave dhe në emër të shumicës që ka bërë krimi në këtë Parlament, Edi Rama po shkon drejt zgjedhjeve lokale i vetëm. Në mënyrë absurde, kryeministri kërcënon shqiptarët se do të shkojnë në burg nëse nuk lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Arroganca e kryeministrit për të mos u tërhequr në kohë dhe për të trajtuar gjithë qytetarët si idiotë që s’kuptojnë idetë e tij për “të bërë shtet”, janë fyerja më e madhe që një politikan ka bërë ndaj shqiptarëve. Duke njohur historitë e kanabizimit, habilajve, roshëve, avdylajve, kushdo kupton se e vetmja gjë që ndërtoi Edi Rama ishte kthimi i Shqipërisë në shtetin e gangsterëve. Këtë e thonë dhe mediat e rëndësishme botërore. Një strukture të tillë politiko-kriminale është e kotë t’i kërkosh dialog dhe negociata. Për sa kohë që kryeministri vazhdon të tallet dhe të mos reagojë si politikan normal, Lulzim Bashës s’i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë të shtunën atë që paralajmëroi të dielën; t’ja lërë fjalën sovranit.

Sipas shtabëve të protestës, në PD dhe LSI, nesër do të mbërrijnë në Tiranë, para kryeministrisë, dhjetra mijëra demonstrues.Drejt Tiranës do niset populli që kërkon zgjedhje të lira, punësim, liri dhe mirëqënie. Ata do vijnë me gjithfarë mjetesh; me furgonë, autobuzë, karroca, zetorë, biçikleta, në këmbë apo me tren.

Nesër-thotë Basha-populli merr fatet e tij në dorë. Boll më me fjalë! Ndërsa kryeqytetasit do jenë duke i pritur në Bulevardin kryesor për t’u bashkuar me ata që vijnë nga rrethet. kohajonë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tabaku: KiE vendim të paprecedent, Rama vijon realitetin paralel

Politikë

Tabaku: KiE vendim të paprecedent, Rama vijon realitetin paralel

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Këshilli i Europës ka marrë një vendim të paprecedent që të mos ndjekë nga...

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu fton  qytetarët: Të bashkuar t'i themi 'Stop' Krimit!

Politikë

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu fton qytetarët: Të bashkuar t'i themi 'Stop' Krimit!

Kryetari i Bashkise se Kamzës Xhelal Mziu i bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i thënë “Stop Krimit”, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe lirive e të...

42 të arrestuar për trafikimin e mbi 1,5 ton drogë në BE, kreu i grupit kapet në Shqipëri

Aktualitet

42 të arrestuar për trafikimin e mbi 1,5 ton drogë në BE, kreu i grupit kapet në Shqipëri

42 persona janë arrestuar si pjesë e një operacioni masiv policor të shtrirë në Shqipëri dhe gjashtë shtete të Bashkimit Europian. Në Shqipëri, është vënë në pranga në Shkodër një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!