Analisti: Vizat Kosovës nuk i hiqen për shkak të qeverisë së Edi Ramës

E mërkurë, 12 June 2019 13:55

Kosova feston sot 20-vjetorin e çlirimit, me një ceremoni madhështore. Megjithatë, Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Europë për shkak se nuk lëviz lirshëm pa viza.

Analisti i njohur kosovar, Augustin Palokaj, shkruan se problemi me heqjen e vizave nuk qëndron më shumë tek Kosova, sesa tek Shqipëria.

‘Ndonëse formalisht nuk kanë lidhje, proceset e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës dhe ajo për kthimin eventual të vizave për shtetasit e Shqipërisë janë të ndërlidhura. Derisa të ekzistojnë debate për kthimin e vizave për Shqipërinë, nuk do të jetë lehtë të hiqen për kosovarët. Është mirë për Kosovën që Gjermania tani mbështet heqjen e vizave.

Por për ta bërë këtë realitet duhet një Gjermani, e cila pos që vetë është në favor, i bind edhe shtetet e tjera të pajtohen me këtë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur edhe kushtet e fundit për liberalizim vizash, heqja e vizave nuk ka ndodhur. Dhe duket se edhe ky vit është i humbur,’ shkruan Palokaj në Koha.net.

Ai thekson se Holanda ka kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë dhe kjo çështje po trajtohet nga Komisioni Europian. Ndërkohë e shqetësuar nga azilantët shqiptarë mbetet Franca, e cila ka kërcënuar se mund të kërkojë rikthimin e vizave.

‘Dikush mund të bëjë pyetje se pse Holanda, një shtet me 17 milionë banorë, na qenka aq me ndikim në BE. Ka shumë arsye pse Holanda ka aq shumë ndikim dhe më i thjeshti është se ky është shteti, i cili për kokë banori kontribuon më së shumti financiarisht në Bashkimin Evropian,’ sqaron analisti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!