“U sulmua KZAZ”, reagon kreu PD Rrogozhinë: Sajim i rilindësve të kapur nga paniku. Ja e vërteta..

E mërkurë, 12 June 2019 16:38

Para pak minutash është përhapur një lajm qe persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar qendrën e KZAZ-së në qytetin e Rrogozhinës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të degës së PD Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi sipas të cilit Asgjë sa thuhet ne portale nuk është e vërtetë . Materialet nuk janë prekur dhe as dera nuk është thyer . Gjithçka është sajuar si pasoje e panikut i cili ka kapur rilindësit .
Statusin ne FB i Ferdinand Saraçit
SQARIM !
Një lajm i rreme është përhapur sot me shpejtësinë e dritës për sa i përket sulmit te materialeve zgjedhore ne Rrogozhinë ! Asgjë sa thuhet ne portale nuk është e vërtetë . Materialet nuk janë prekur dhe as dera nuk është thyer . Gjithçka është sajuar si pasoje e panikut i cili ka kapur rilindasit . Personat te cilët janë afruar afër kinemasë se qytetit , kane shkuar aty për te marre fonine e cila ndodhej brenda ne kinema për arsye se sot pasdite do te organizohet një proteste nga ana e opozitës për sa i përket ndryshimit te hartës territoriale ne fshehtësi nga ana e qeverise . Duke dashur qe gjithçka te shkoje siç rilindja do , ky episod i ndodhur sot , u be madhor dhe u tjetërsua motivi vetëm e vetëm qe te tërhiqet vëmendja nga krimet e shumta qe qeveria ka kryer dhe krimi me i fundit qe lidhet drejtpërdrejt me Rrogozhinën është kalimi i 4km vije bregdetare dhe 1200ha toke nen administrimin e bashkise Divjakë. Turp i madh për do qytetar me bindje te majta të bashkise Rrogozhinë qe për ti shërbyer “shefit” pranon edhe vjedhjen e kufijve te qytetit ku ai bën pjese . Ftoj çdo qytetar te Rrogozhinës qe sot ne orën 18:30 te bashkohet me ne në proteste dhe te ngrijmë zërin për problemet tona ,pa lejuar askënd te na tjetërsoje kufijtë . E vërteta është e vërtetë dhe ne nuk lejojmë qe një grusht njerëzish , militante partiak ,ta shtremberojne ate dhe ta shesin tek qytetaret ashtu siç ata duan

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!