Basha tregon se si do mbrohet Kushtetuta më 30 qershor, fton shqiptarët

Premte, 21 June 2019 21:51

Per gati 40 minuta zgjati fjalimi qe kreu i PD-se mbajti para protestuesve te mbledhur para Kryeministrise 

Me thirrjet: Rama ik! Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nisi fjalimin e tij para protestuesve të mbledhur para kryeministrisë

Basha: "Largimi i Edi Ramës i panegociueshëm. Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit që janë aty pse protestuan për demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë me turp ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe rilindjes së krimit. Rama ik! Këto mesazhe të qarta dhe të prera dua ti bëj të qarta për këdo që nuk e di. Nuk ka më në Shqipëri, nuk do të ketë më në Shqipëri, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë më në Shqipëri, proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës, ky është standardi i Perëndimit. Tik taku i ores se Edi Rames po mbaron ne cdo kancelari te Europes dhe perendimit. Asgje nuk  e shpeton dot Ramen nga verdikti i nje populli europian."

Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa çliruar një herë e mirë votën tuaj.

Orët e ditët e ardhshme laku do të ngushtohet sepse e keqja ka rënë në gropën që ka bërë tesh sa vite për shqiptarët e thjeshtë. Edi Rama është i pashpresë. Pazare me opozitën nuk do të ketë. Harresë për krimet nga shqiptarët nuk do të ketë. Rruga e vetme është: në burg hajdutët e votave, qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese. Jemi pak ditë para 30 qershorit, ju ftoj që atë ditë të mbushni rrugët dhe sheshet për të mbrojtur Kushtetutën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE i jep Turqisë 1.4 miliardë euro për kampet e pritjes së refugjatëve

Globi

BE i jep Turqisë 1.4 miliardë euro për kampet e pritjes së refugjatëve

Komisioni Evropian miratoi sot një paket të re të masave për ndihmë me vlerë prej 1.41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE-së ndaj refugjatëve dhe komuniteteve mikpritëse në Turqi. Sipas...

Vasili: Figura si Fatmir Frashëri vijnë vetëm njëherë në dhjetra vjet

Aktualitet

Vasili: Figura si Fatmir Frashëri vijnë vetëm njëherë në dhjetra vjet

Largimi nga jeta i ish-mbrojtësit legjendar të Tiranës, Fatmir Frashëri, ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i cili shkruan se ‘figura sportive e mrekullueshme e Fatmir...

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Politikë

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen nga posti. Në studion e lajmeve të RTV Ora, Shehi tha...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!