Llesh kimiku vjedh aksionet e Europolit

E mërkurë, 26 June 2019 20:07

Një operacion ndërkombëtar i koduar “Goldfinger” ka çuar në goditjen e një grupi që merrej me trafik droge. Operacioni është iniciuar nga Europol dhe i ndjekur nga ata në disa vende të Evropës si Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.
Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1.650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Si rezultat i operacionit u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj.
Madje në Shqipëri informacioni mësohet të jetë dhënë i rezervuar nga frika e një dekonspirimi nga ana e autoriteteve shqiptare.
Por pavarësisht kësaj, sot në përfundim të aksionit, i pari që ka dashur të marrë meritat ka qenë Ministri jonë i Brendshëm Sandër Lleshaj. Në Twitter ai u mburr për super aksionin, por nuk u thotë dot shqiptarëve pse informacioni para aksionit ka qënë thuajse zero.
Sandër Lleshaj nuk i del dot për zot ekzekutimeve mafioze në Shqipëri, në mes të Durrësit bandat ngitën prita për të vrarë njëri tjetrin ku jetën e rrezikuan edhe kalimtarë të thjeshtë. Nxitimi për të vjedhur suksesin e EUROPOL-it duhet ta kuptojmë sepse me statistikat e tij Lleshaj mbetet në nivelet më të ulëta historike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Aktualitet

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq...

Politikë

Dorëheqja e Haradinajt, Noka: Tregoi që është burrë shteti. Rama burrec pushteti

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur...

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Aktualitet

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual” Ndalimi i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!