"30 qershori", Basha: Partnerëve u kam thënë të vërtetën, votimi farsë thellon krizën

E mërkurë, 26 June 2019 21:32

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe se nuk mund të ketë konkurrencë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës. Në një dalje nga selia blu, kryetari i opozitës përshëndeti tërheqjen e Këshillit të Europës nga monitorimi i 30 Qershorit. Ndërsa theksoi se Partnerëve ia ka thënë të vërtetën se votimi farsë do ta thellojë krizën

Basha: Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit.

Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë zgjedhje pa kuptim politik. Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet fallco një partiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europë nga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe pavarësisë së pushteti lokal.

Këshilli i Europës ka qenë monitorues i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, së bashku me OSBE/ ODHIR –in. Ditën e zgjedhjeve misionet e monitorimit të votimit ishin misione të përbashkëta të OSBE-së dhe mes Këshillit të Europës.

Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij.

Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Rama nuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit.

Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit.

Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht.

Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin.

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 21:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!