“Mos ja qaj hallin Presidentit, kur të gjeti ty punë, vetes…”, ish-deputetja i përgjigjet Ramës: Krenari për LSI, është partia që fut njerëzit në punë

E mërkurë, 26 June 2019 22:31

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për sulmet që kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë ndaj sot ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-deputetja në një reagim në Facebook thekson se është krenari për LSI që fut njerëz në punë.

 

Sipas saj, për Ramën nuk ka rrugëdalje tjetër, veç gjykimit që do i behet në shesh.

Më tej Mehmetaj ka folur dhe për ironinë e Ramës se Presidenti Meta do të mbetet pa punë.

Por sipas ish-deputetes, kryeministri nuk duhet t’ia qaj hallin Presidentit, pasi sipas Mehmetajt ai i gjeti punë Ramës.

“I dështuar, i kompleksuar dhe tejet qesharak ke përfunduar Ed Kryeministri!

Megjithëse vitet si kryeministër të kanë pasuruar me para, shpirtin ta kanë nxirë më tepër se e ke patur, por edhe imagjinatën ta kanë varfëruar e ke arritur në pikën që nuk di ç’nxjerr nga goja.

Falli që sheh çdo ditë nuk po të pastron dot nga balta e krimit, që përtej faqes së qeverisë tënde, po nxin edhe faqen e Shqipërisë në sy të mbarë botës.

Edhe pse shpreson çdo ditë që filxhani të të tregojë ndonjë rrugëdalje, rrugëdalje nuk ka më e gjykimi do të të bëhet edhe ty në shesh, njësoj si frymëzuesit tënd. Edhe pse doli nga goja jote e nxirë, është krenari për LSI të jetë partia që fut njerëzit në punë!

Edhe mos ki asnjë merak, sapo ti të rehatohesh i izoluar aty ku e meriton, me intensitet do punojmë që Shqiptarëve t’u kthehet mirëqenia që ti u mohove. Sa i takon Presidentit, mos ja qaj hallin, kur të gjeti punë edhe ty, vetes i ka dalë për zot me kohë!”, thekson Kejdi Mehmetaj.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!