Basha: Ne jemi opozita proeuropiane që garanton ndryshimin e kërkuar nga 85% e shqiptarëve

E mërkurë, 10 July 2019 20:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pasur një takim këtë mbrëmje me strukturat e PD-së në qytetin e Fierit.

Në këtë takim lideri i opozitës huazoi nga mediat botërore togfjalëshin “protestues proeuropianë”, që ata po e përdorin së fundmi për mbështetësit e opozitës, në mënyrë qe të tregojë ndryshimin me Edi Ramën.

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë- tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim.”

Duke vënë dukje gjendjen shumë të vështirë ekonomike të qytetarëve të zakonshëm, lideri i opozitës tha në Fier se PD duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan regjimin e Edi Ramës, duke treguar se PD, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë.”- tha Basha. Ai theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqenia e qytetarëve.

66446524_10157326736659909_2768337878059581440_n.jpg66832446_10157326737259909_8524018728180908032_n.jpg66379396_10157326737069909_3335168016605249536_n.jpg66838579_10157326736924909_2301087784632320000_n.jpg67218282_10157326736724909_4384516290379776000_n.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë e në të janë përfshirë një motor tip...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!