Ulsiu, hajduti i votave të Dibrës do hetojë Presidentin

E Enjte, 11 July 2019 12:05

Komisionin hetimor Parlamentar kundër presidentit Ilir Meta ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Edhe pse një komision absurd pasi Presidentit të Republikës i njihet me Kushtetutë nxjerrja e dekreteve, Edi Rama kërkon të hakmerret për nxjerrjen nul të votimeve të mbajtura më 30 qershor. Morali i Ramës ka rënë përtokë dhe kjo shfaqet edhe në përcaktimin e drejtuesit të komisionit hetimor.

Ulsi Manjan është zyrtari që u kap në përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër.  Ndaj tij nuk ka nisur asnjë hetim dhe as verifikim. Përgjimet janë dokumente zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe u publikuan nga gazeta gjermane “Bild”. Vet Manja nuk e ka mohuar vërtetësinë e tyre, por në mënyrë ironike duke folur për vjedhjen e votave ka dhënë se kanë qenë biseda miqësore.

Në një nga këto përgjime Manja kapet në përgjim me bossin e krimit në Dibër, Imer Lala, apo me ndryshe me njeri që se ‘rruan k… për asnjë’, duke qenë protagonist kryesor në blerjen e votave në Dibër.

PËRGJIMI i “Bild”. Ylsi Manja falenderon shefin e policisë në Dibër për vjedhjen e votave. I premton rritje në detyrë

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Modifikuar më E Enjte, 11 July 2019 13:33

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë e në të janë përfshirë një motor tip...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!